KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ZKA: Mbi 81 milionë € iu rrit buxheti Ministrisë së Mbrojtjes  brenda vitit 2023 për blerje ushtarake, qeveria i ndau buxhet rekord prej  204 milionë €
Siguri

ZKA: Mbi 81 milionë € iu rrit buxheti Ministrisë së Mbrojtjes  brenda vitit 2023 për blerje ushtarake, qeveria i ndau buxhet rekord prej  204 milionë €

Jeton Sopa
Jeton Sopa 15:34 -13/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një buxhet rekord prej 123 milionë euro ndau Qeveria e Republikës së Kosovës në fillim të vitit 2023  për Ministrinë  e Mbrojtjes por ky bugjet pothuajse u dyfishua deri në fund të vitit 2023 duke kapur shifren prej 204 milionë euro.

Buxheti final është më i lartë se buxheti fillestar për 81,491,051€ të gjitha këto ndryshime buxhetore kanë ardhur si rezultat i rishikimit buxhetor dhe vendimeve të qeverisë e ku shumica e këtyre mjeteve shkuan për blerjen e armatimit.

Këto janë të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin e auditimi për pasqyrat financiare vjetore të Ministrisë së Mbrojtjes për vitin 2023.

Sipas opinionit të ZKA-së, Pasqyrat Financiare Vjetore të Ministrisë së Mbrojtjes, prezantojnë një pamje të drejtë dhe të vërtetë në të gjitha aspektet materiale, në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të Kontabilitetit për Sektorin Publik, sipas kontabilitetit të bazuar në para të gatshme.

Sipas këtij raporti, buxheti final i Ministrisë së Mbrojtjes gjatë vitit 2023 ishte rritur mbi 81 milionë  € nga buxheti fillestar me anë të vendimeve të qeverisë me qëllim të rritjes së blerjeve ushtarake, këto ndryshime buxhetore ishin bërë në kategoritë mallra, shërbime si dhe për investime kapitale.

Buxheti final për mallra dhe shërbime krahasuar me buxhetin fillestar ishte rritur për 11,976,620€. Rritje e buxhetit në mallra dhe shërbime vjen nga vendimet e Qeverisë për pagesën e obligimeve doganore dhe blerjeve ushtarake.

Buxheti final për investime kapitale krahasuar me buxhetin fillestar ishte rritur për 64,860,541€. Rritja e buxhetit në investime kapitale vjen nga vendimet e Qeverisë për mbulimin e obligimeve kontraktuale, pagesën e obligimeve doganore dhe për blerje ushtarake thuhet në raportin e ZKA.

Gjithashtu në këtë raport thuhet që në vitin 2023 Ministria ka shpenzuar 87% të buxhetit final ose 177,943,593€, që krahasuar me vitin 2022 ka një rritje të shpenzimeve për afro 40 milion€ ndërsa krahasuar me vitin 2021 ka rritje të shpenzimeve për mbi 85 milion€.

raporti i ZKA: https://zka-rks.org/cms/ReportFiles/2024_3e56ab15-74c1-4706-a3b3-31b5d47aa559.pdf

Gjithashtu lexoni:

Kusari-Lila: Skemat e subvencioneve do të rishikohen për të nxitur investimet dhe punësimin

Dogana gjen mijëra euro e franga e mjete të tjera monetare të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Ekstradohet në Shqipëri një kosovar i kërkuar nga Interpoli

SHKK-ja ashpërson standardet në burgje: Rregulla të reja për sjelljen, sigurinë dhe pushimet e të dënuarve

Arrestohet një 16-vjeçar për kanosje me armë zjarri në Kaçanik

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?