KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Milo Gjukanoviq, kandidat potencial për zëvendëssekretar të përgjithshëm të NATO-s
Rajon

Milo Gjukanoviq, kandidat potencial për zëvendëssekretar të përgjithshëm të NATO-s

Kosova News
Kosova News 10:36 -13/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Përgatitja e nismës për kandidimin e ish-presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, për postin e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të NATO-s, e cila mbështetet nga nëntë anëtarë të Aleancës, përfshirë edhe Turqinë, është duke u zhvilluar, njofton portali turk Firtina Haber, duke iu referuar burimeve të larta diplomatike nga disa anëtarë të aleancës ushtarake.

“Ne kemi parë draftin joformal mbi të cilin po punojnë diplomatë nga nëntë anëtarë të NATO-s, të cilët synojnë ta propozojnë Gjukanoviqin për një pozitë të lartë në NATO ndërsa arsyetimi mjaft i detajuar”, shkruan mediumi turk.

Gjukanoviq, sipas portalit, është njeriu që luajti rol vendimtar në procesin e anëtarësimit të Malit të Zi në NATO deri në anëtarësimin e plotë në vitin 2017.

Mediat turke shkruajnë se vlerësimi politik tek këto nëntë vende anëtare të NATO-s është se një kandidat nga Evropa Lindore ka shanse të mëdha për t’u bërë zëvendëssekretar i përgjithshëm i NATO-s, sepse pozicioni kryesor në Aleancë do t’u caktohet sërish anëtarëve “të vjetër” të Aleancës.

Një proces kompleks kandidimi, lobimi, pazaresh dhe lëshimesh është duke u zhvilluar brenda NATO-s në lidhje me zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm të ri.

Ky proces po hyn dalëngadalë në fazën përfundimtare, pasi më 1 tetor skadon mandati i Sekretarit të Përgjithshëm aktual, Jens Stoltenberg, i cili tashmë është zgjatur një herë.

Samiti i ardhshëm i NATO-s në Uashington në muajin korrik duhet të jetë vendi ku pak a shumë do të finalizohet marrëveshja mes anëtarëve të NATO-s për Sekretarin e ri të Përgjithshëm.

Është thuajse e sigurt se kryeministri i fundit liberal i Holandës, Mark Rutte, pritet të bëhet Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës. Për momentin, 29 nga 32 anëtarë janë prapa kandidaturës së Rutte, sigurisht vota më e rëndësishme nga Shtetet e Bashkuara.

Nuk ka gjasa që ky cikël zgjedhor të kënaqë ambiciet e evropianolindorëve për të pasur përfaqësuesin e tyre në pozicionin më të lartë civil në Aleancë, por ka vend që ata të kënaqen me një pozicion më të ulët, por ende mjaft me ndikim në Aleancë në vend të pozicioni numër një.

Në pesë vitet e mëparshme, postin e Zëvendës Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s e mbante ish-kreu i diplomacisë rumune, Mircea Joan.

Duke qenë se nuk ka thuajse asnjë paqartësi për zgjedhjen e Sekretarit të Përgjithshëm dhe se tashmë i është hapur rruga drejt pozicionit të lartë në NATO për Mark Rutte, gara për postet e bashkëpunëtorëve të tij më të afërt dhe njëkohësisht për poste të tjera të larta në grupin e ri drejtues, po bëhet shumë më interesant. 

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 13/06/2024 13/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Yamal: Jemi kampionë të Evropës, s’kemi frikë nga askush
12:50 -14/07/2026
Në QKUK nis largimi i shtretërve të dëmtuar në Klinikën e Pediatrisë
12:27 -14/07/2026
Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE
12:10 -14/07/2026
Rikhehet në funksion A4-shi, pas riparimit vjetor
11:41 -14/07/2026
Kushtet në Pediatri, reagon PRAK-u, kërkon hetim transparent dhe mbrojtje të pacientëve
11:24 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?