KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mblidhet kryesia, në rend dite caktimi i seancës solemne për Tony Blairin
Lajme

Mblidhet kryesia, në rend dite caktimi i seancës solemne për Tony Blairin

Kosova News
Kosova News 08:52 -06/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot do të mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku pikë e rendit të ditës do të jetë edhe caktimi i seancës solemne për adresimin e ish-kryeministrit të Britanisë së Madhe, Tony Blair, deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Pika e papërfunduar nga seanca e jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024 është votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.

Kurse Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024, ka shqyrtimin e Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.

Në rend dite është propozimi i rendit të ditës për seancën plenare të radhës me këto pika: Deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare, votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e  politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës  e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë, votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore, votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt.

Po ashtu në rend dite janë edhe këto pika: shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin, shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror, votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti, themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH, shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës dhe raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare.

Tony Blair do ta vizitojë Kosovën

Gjithashtu lexoni:

Sot përfundon numërimi i votave me postë

Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit

Kosova News 06/06/2024 06/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Policia jep detaje mbi të shtënat me armë në Prishtinë
08:51 -17/06/2026
Sot përfundon numërimi i votave me postë
08:50 -17/06/2026
Mbahet takimi i parë i Komitetit Monitorues BE-Kosovë
08:48 -17/06/2026
Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?