KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Serbia maltreton mërgimtarët, s’i lë të hyjnë me dokumente të Kosovës
Rajon

Serbia maltreton mërgimtarët, s’i lë të hyjnë me dokumente të Kosovës

Kosova News
Kosova News 18:27 -28/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Serbia po vazhdon me sjelljen e saj destruktive karshi shtetasve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, e madje edhe ndaj tyre që Serbinë e shfrytëzojnë si rrugë tranzit gjatë udhëtimit për në vendlindje.

Një numër i madh i mërgimtarëve janë ankuar se janë ndaluar të hyjnë në Serbi në kufirin me Hungarinë.

Një shtetas i Kosovës i cili jeton në Holandë, ka thënë për lajmi.net se sot është ndaluar dy herë të hyjë në Serbi, nga Hungaria.

Ai shton se arsyeja që i është dhënë nga autoritetet serbe, është se ai duhet të ketë pasaportë të një vendi evropian.

“Më kanë ndaluar dy herë sot. Përveç meje kanë ndaluar edhe shumë të tjerë. Unë kam dashur të hyjë me leternjoftim të Kosovës teksa ata kërkojnë pasaportë evropiane. Njëjtë u ka ndodhur edhe shumë mërgimtarëve tjerë”, thotë ky mërgimtar për lajmi.net

Nuk dihet nëse autoritetet e Kosovës janë në dijeni për këto veprime të autoriteteve serbe, të cilat vazhdimisht janë sjellur në mënyrë destruktive karshi shtetasve të Kosovës.

Ndryshe, çështja e lëvizjes mes qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë është e rregulluar me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes që Kosova dhe Serbia arritën më 2011 në Bruksel.

Megjithëse në këtë marrëveshje thuhet se “qytetarët (me vendbanime të përhershme) të të dyja palëve duhet të kenë mundësi të udhëtojnë lirshëm brenda ose përmes territorit të njëra-tjetrës dhe në pikat kufitare të qarkullojnë vetëm me letërnjoftim”, gjithashtu në këtë marrëveshje thuhet se “secila palë mund të zbatojë një sistem ku letërnjoftimet do shoqërohen nga dokumente me shkrim “hyrje-dalje” për personat nga pala tjetër, të cilët dëshirojnë të kalojnë transit në një shtet të tretë.

Gjithashtu lexoni:

Hoxha: Shqipëria synon anëtarësimin në BE brenda kësaj dekade

Nis ndërhyrja nga ajri për shuarjen e flakëve në Fier

Përfshihet nga zjarri sipërfaqja me ullinj në Fier, zjarrfikëse në vendngjarje

Protestat në Tiranë / Prokuroria kërkon “arrest me burg” për 3 të arrestuarit para Parlamentit

Shqipëri – Shpërthejnë bombolat e gazit në Maliq, përfshihet nga flakët një banesë

Kosova News 28/07/2022 28/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?