KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Blakaj: Institucionet s’bënë mjafueshëm në dokumentimin e krimeve të luftës, shumë prova të zhdukura
Lajme

Blakaj: Institucionet s’bënë mjafueshëm në dokumentimin e krimeve të luftës, shumë prova të zhdukura

Kosova News
Kosova News 10:55 -25/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Institucionet e Kosovës po fajësohen se nuk kanë bërë mjaftueshëm për dokumentimin e krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare ka thënë se si pasojë e kësaj, shumë prova mund të jenë zhdukur përgjithmonë dhe ato nuk do të gjinden më. Sipas tij, më e dhimbshme është se shumë dëshmitarë kanë vdekur.

“Deri më tani institucionet nuk kanë bërë mjaftueshëm në dokumentimin e krimeve të luftës. Një kohë të gjatë nuk ka pasur asnjë institucion i cili është marrë me këtë çështje. Nga viti 2012 ka qenë një Institut për hulumtimin e krimeve të luftës, mirëpo ai nuk ka qenë i përkrahur mjaftueshëm, nuk ka qenë i fuqizuar, nuk ka pasur edhe resurse të mjaftueshme ta kryej këtë punë, sepse puna e dokumentimit është jashtëzakonisht e madhe dhe duhet të ketë resurse materiale. Pastaj është mbyllur ai institut dhe tek tani pra në fund të vitit të kaluar është themeluar Instituti i ri. Ne po shpresojmë që ky institut, megjithatë do të ketë sukses në dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës edhe pse 25 vite pas përfundimit të luftës shumë prova mund të jenë zhdukur përgjithmonë dhe ato asnjëherë nuk do të gjinden ”, ka thënë Blakaj.

Blakaj ka shtuar se koha e kaluar do të ndikojë që krimet e luftës të mos dokumentohen në mënyrën e duhur.

“25 vite pas luftës, shumë prova materiale dokumentacioni janë zhdukur, kanë përfunduar nëpër arkiva private, mund të jenë zhdukur qëllimisht nga ata që kanë qenë të përfshirë në krim. Nuk mund të bëhet fjalë që pas 25 viteve për me gjetë prova forenzike, pra edhe ato janë zhdukur. Tashmë barra e dëshmisë së krimeve të luftës mbetet tek dëshmitarët tek njerëzit që kanë mbijetuar që janë dëshmitarë okularë dhe për fat të keq edhe shumë prej tyre kanë ndërruar jetë dhe kujtesa e tyre 25 vite pas kryerjes së krimeve është zbehur”, ka thënë Blakaj.

Teksa flet për të pagjeturit, Blakaj ka thënë se i tërë procesi ka qenë i ndikuar politikisht, prandaj vazhdon të jetë i lartë numri i personave të pagjetur edhe 25 vite pas përfundimit të luftës.

“Nëse i pyesim institucionet që janë marrë me zbardhjen e fatit të personave të zhdukur ata do të thonë se është bërë një punë e mirë sepse në maj të vitit 2000 kur është publikuar lista e parë për të zhdukurit ajo listë i ka pasur mbi 4500 emra ndërsa sot janë 1600 pra po ka pasur identifikime të shumta mirëpo ne nuk mund të jemi të kënaqur përderisa edhe 1600 persona janë të zhdukur sot. Procesi i zbulimit apo i gjurmimit të personave të zhdukur është ngadalësuar me kalimin e viteve. Pra secilin vit kemi më pak zbulime më pak gjetje të varrezave qofshin individuale apo masive dhe ky proces ka stagnuar…Ky proces ka qenë që nga fillimi i ndikuar politikisht edhe pse palët shumë shpesh kanë thënë dhe janë zotuar që këtë çështje e trajtojnë si çështje humanitare dhe jo si çështje politike, megjithatë është e qartë që është trajtuar si çështje politike”, ka theksuar Blakaj.

Megjithatë, Blakaj shpreh frikën se edhe pas dakordimit të kryeministrit Albin Kurti e presidentit, Aleksandar Vuçiq, për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur, nuk do të ketë rezultatet, meqë edhe pse ka kaluar një vit ende nuk është bërë asgjë në këtë drejtim.

Gjithashtu lexoni:

PDK thotë se arrestimet në aksionin “Qielli i Thyer”, tregojnë lidhjet e krimit me VV-në

Vrasja e Liridona Ademajt, Naim Murseli deklarohet i pafajshëm: Nëse vërtetohet aktakuza, kërkoj dënim të përjetshëm për veten

Danimarka konfirmon dërgimin e të burgosurve në Kosovë më 2027

Nis seanca gjyqësore ndaj Naim Murselit dhe të tjerëve, të akuzuar për vrasjen e Liridona Ademajt

Gratë e Kuvendit të Prizrenit reagojnë ndaj dhunës në Universitetin “Ukshin Hoti”, kërkojnë veprime institucionale

Kosova News 25/05/2024 25/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
30 °C
Thu
28 °C
Fri
28 °C
Sat
28 °C
Sun
27 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja Osmani përfundon konsultimet me partitë politike, data e zgjedhjeve lokale nuk caktohet sot
15:11 -04/06/2025
Vetëvendosje i propozon presidentes që zgjedhjet lokale të bëhen bashkë me ato parlamentare
15:00 -04/06/2025
Spanja anulon marrëveshjen në vlerë 285 milionë euro për armët izraelite
14:41 -04/06/2025
Ka marrëveshje totale mes Jobe Bellingham dhe Borussia Dortmund, dalin detajet e kontratës
14:36 -04/06/2025
Në çfarë moshe duhet që një vajzë ta ketë kontrollin e parë gjinekologjik? Flet doktoresha Merita Demiri Demolli
14:33 -04/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?