KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Greqi, goditet rrjeti i kokainës që drejtohej nga një shqiptar
Rajon

Greqi, goditet rrjeti i kokainës që drejtohej nga një shqiptar

Kosova News
Kosova News 15:13 -23/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia greke tha të enjten se goditi një organizatë kriminale ndërkombëtare, anëtarët e së cilës ishin aktivë në importimin dhe trafikimin e sasive të konsiderueshme të kokainës nga Amerika Latine në Greqi dhe në Europë.

Policia greke tha se sekuestroi në portin e Pireut 210 kg kokainë, të fshehur në një konteiner , që kishte si destinacion Shqipërinë dhe arrestoi katër persona mes të cilëve drejtuesin e grupit nga Shqipëria.

Sipas policisë greke sasitë e kokainës transportoheshin në rrugë detare dhe fshiheshin në konteinerë në Portin e Pireut për qarkullimin e mëtejshëm të tyre në vendet evropiane, për të përfituar shuma të mëdha fitimesh të paligjshme.

Sipas policisë greke struktura e që rrjeti kishte ngritur siguronte aktivitetin kriminal të trafikimit të sasive të mëdha të kokainës, nga e cila përfitonin të ardhura të paligjshme që kalonin 5 milionë dollarë.

Policia greke ka qarëtsuar përmes një njoftimi për shtyp rolin e secilit prej të dyshuarve si anëtarë të organizatës.

Sipas policisë greke 48-vjeçari me origjinë shqiptare, kishte marrë përsipër drejtimin e organizatës kriminale, konkretisht gjetjen e sasive të lëndëve narkotike, financimin e blerjes dhe transportit, organizimin e dërgesës së lëndës narkotike nga Amerika Latine, fshehjen e lëndës narkotike në kontejnerë dhe lëvizjen e tyre e mëtejshme.

Policia greke thotë se një 36-vjeçar ishte përgjegjës për gjetjen dhe rekrutimin e anëtarëve të tjerë, ndërsa një 64-vjeçar komunikonte me anëtarë të tjerë të organizatës që ndodheshin jashtë vendit për të koordinuar furnizimin dhe financimin e sasive që do të trafikoheshin.

Anëtari i katërt i organizatës, sipas policisë greke, një 54-vjeçar, mbulonte mbrojtjen operative të 48-vjeçarit, duke marrë masat e duhura për të shmangur arrestimin e tij.

Shqiptari i dyshuar si drejtues i grupit ishte në pritje të vuajtjes së dënimit me 20 vite burg dhe gjobë, pasi në vitin 2017 akuzohej si përgjegjës për instalimin dhe funksionimin e një laboratori për prodhimin e tabletave të drogës sintetike, ku u gjetën dhe u konfiskuan më shumë se 634 mijë tableta Captagon.

Sipas policisë greke edhe një tjetër i arrestuar kishte vuajtur dënimin me burg në SHBA për përfshirjen e tij në një çështje transferimi armësh nga Evropa./VOA.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 23/05/2024 23/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?