KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Cameron: Procesi i pajtimit dhe rritjes ekonomike, përparësi në Ballkan
Rajon

Cameron: Procesi i pajtimit dhe rritjes ekonomike, përparësi në Ballkan

Kosova News
Kosova News 15:16 -22/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe, David Cameron, deklaroi gjatë vizitës në Tiranë se Mbretëria e Bashkuar do të jetë më e pranishme në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Nëse Ballkani Perëndimor ia del mban, atëherë Evropa ia del mbanë. Në rast se ka probleme në Ballkanin Perëndimor, atëherë ka probleme dhe në Evropë, sepse në fakt është në interesin tonë të përbashkët që të ndihmojmë në procesin e pajtimit, rritjes ekonomike, dhe të mirëkuptimit dhe për mua kjo është përparësi”, tha Cameron.

Në deklaratën e përbashkët për media me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, zyrtari britanik foli për projekte të rëndësishme mes të cilave edhe financimin e hekurudhës Durrës-Prishtinë.

“Kemi projekte shumë emocionuese, si për shembull hekurudha që ju shpjeguat, pra nga Prishtina në Durrës, që do të jetë shumë, shumë e rëndësishme, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për Kosovën dhe për të gjithë rajonin”, tha kryediplomati britanik.

Projekti për linjën hekurudhore Durrës-Prishtinë ishte prezantuar në qershor të vitit 2022 gjatë mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Shqipërisë dhe të Kosovës, që u mbajt në Prishtinë.

Realizmi i linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë do të mundësonte nisjen e projektit tjetër, që është ndërtimi i dy porteve të reja tregtare: Porto Romano në Durrës dhe Porti i Thatë në Prishtinë.

Ndërkaq, kryeministri Rama tha se vizita e Cameronit do t’i shërbejë jo vetëm thellimit të marrëdhënieve dypalëshe, por edhe shtimit të pranisë së Mbretërisë së Bashkuar në rajon.

“Mbretëria e Bashkuar synon të jetë më e pranishme në rajonin tonë dhe dëshiroj të theksoj se kemi folur për përfshirjen e Mbretërisë së Bashkuar në një projekt strategjik me një rëndësi të veçantë për Shqipërinë, për Kosovën, por edhe për rajonin që është hekurudha Durrës- Prishtinë. Kjo hekurudhë është një element kyç i projektit të rritjes së kapaciteteve të lëvizjes, jo vetëm mes dy vendeve tona, por në rajon dhe më gjerë, duke pasur parasysh që së shpejti ne hapim garën ndërkombëtare për Portin e Ri Tregtar të Durrësit. Jemi në pritje të përgjigjes përfundimtare te NATO-s për krahun ushtarak të portit të Durrësit dhe njëkohësisht siç jeni të informuar edhe Kosova do të ndërtojë një Port të Thatë në Prishtinë”, tha Rama.

Ai gjithashtu theksoi se kanë diskutuar edhe për ecurinë e proceseve të pajtimit dhe të bashkëpunimit në rajon.

Rama tha se Mbretëria e Bashkuar ka shprehur vazhdimisht interes të veçantë për të parë normalizimin e plotë të marrëdhënieve rajonale dhe për të parë përfundimin me sukses edhe të procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas kryeministrit të Shqipërisë, në këtë proces ka pasur hapa pozitive, po ka edhe ngecje në vend apo siç tha ai, “në vijimësi ndihet edhe rreziku i kthimit prapa”.

Një banderolë me mbishkrimin “Mirë se vini zotëri Cameron” vendoset në ndërtesën e Universitetit Politeknik të Tiranës, para vizitës së sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron, 22 maj 2024.

Cameron dhe Rama diskutuan edhe për projektin e përbashkët të luftës kundër trafikut të paligjshëm të qenieve njerëzore dhe rezultateve të arritura. Ata thanë se ky operacion do të vazhdojë dhe gatishmëria në dekurajimin e flukseve të këtij trafiku do të jetë maksimale.

Gjatë vitit 2022, mbi 45 mijë njerëz e kaluan Kanalin Anglez për të mbërritur në Britani të Madhe. Ministria britanike e Mbrojtjes veçoi imigrantët shqiptarë, iranianë dhe ata afganë në këtë shifër rekorde.

Gjithashtu sekretari i Jashtëm britanik njoftoi për një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare.

Mbretëria e Bashkuar ka ofruar 4 miliardë paund për projekte në Shqipëri, që do të realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Financës, Ministrinë e Energjisë dhe Infrastrukturës dhe bashkitë në të gjithë vendin.

Sipas ambasadës britanike në Tiranë, lidhjet tregtare janë dyfishuar vitin e kaluar dhe turistët e Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri janë rritur për 30 për qind në janar 2024, krahasuar me janarin e vitit 2023, duke i hapur rrugë parashikimeve për një turizëm në nivele rekord këtë vit.

Cameron u prit në Aeroportin e Rinasit nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani. Gjatë vizitës ishte paraparë edhe një takim mes kryediplomatit britanik dhe presidentin shqiptar, Bajram Begaj. Por, takimi me Begajn, sipas Presidencës shqiptare u anulua për shkak të agjendës së ngjeshur të Cameronit./REL.

Rama: Britania e interesuar për normalizimi i marrëdhënieve Kosovë-Serbi

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 22/05/2024 22/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dha Shqipëria ekstradojnë dy dilerë
15:44 -14/07/2026
Kamberi reagon ndaj deklaratës së ministres serbe, kërkon shkarkimin e saj
15:16 -14/07/2026
Ferati: Bisedimet teknike me Vetëvendosjen do të vazhdojnë, LDK-ja është e bashkuar
15:04 -14/07/2026
Aktakuzë ndaj tre personave për narkotikë dhe ryshfet, njëri zyrtar korrektues në Dubravë
14:28 -14/07/2026
BE-ja kërkon përgjegjësi pas deklaratës së ministres serbe
14:02 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?