Presidentja Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Pavarësisë së Malit të Zi, duke marrë pjesë në ekspozitën e kryeveprave të Gjelosh Gjokajt, “Pikaso i Ballkanit”.
“Një nderim i mrekullueshëm për lidhjet e thella personale që ankorojnë miqësinë e qëndrueshme ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi – lidhje që forcohen vetëm ndërsa ne së bashku përpiqemi për të ardhmen tonë të përbashkët në familjen euroatlantike”, ka shkruar Osmani në X.
Tutje presidentja ka theksuar se arti i Gjokajt ka lënë një ndikim të qëndrueshëm në të dy vendet tona.



