KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës
Politikë

Presidentja Osmani: Është thjesht çështje kohe, Kosova do të jetë anëtare e Këshillit të Evropës

Kosova News
Kosova News 14:53 -17/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani ka thënë se në rrugën për anëtarësim në Këshill të Evropës nuk do të cenojnë vlerat që përbëjnë Kosovën.

Ajo u shpreh e bindur se anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës “është thjesht çështje kohe”.

“Republika e Kosovës do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës. Është thjesht çështje kohe. Në këtë rrugë, ne nuk do të cenojmë vlerat që përbëjnë themelin e vendit tonë. Pasi të arrijmë aty, ne do të vazhdojmë të qëndrojmë për shtyllat që përcakton Këshilli i Evropës: të drejtat e njeriut, demokracia dhe shteti i së drejtës. Ne nuk do të shërbejmë si dorë e zgjatur e Rusisë apo si model i sjelljes autokratike”, ka shkruar Osmani në “X” të premten.

The Republic of Kosovo will be the 47th member of the Council of Europe.

It is just a matter of time.

On this path, we shall not compromise the values that form the very foundation of our country.

Once we’re there, we’ll continue to stand for the pillars that define the CoE:…

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) May 17, 2024

Osmani u shpreh mirënjohëse ndaj vendeve që e kanë mbështetur Kosovën deri tani.

“Së bashku, ne do të punojmë për ta bërë realitet këtë fitore të të drejtave të njeriut herët apo vonë”, ka shkruar presidentja.

Më 16 prill, kur Asambleja Parlamentare e kësaj organizate votoi pro Kosovës, kryeministri Albin Kurti ka thënë se “jemi edhe një hap më afër dhe vetëm një hap larg” anëtarësimit në organizatën lidere në kontinent për të drejtat e njeriut. Një muaj më vonë, kur Komiteti i Ministrave të KiE-së do të merrte vendimin përfundimtar për Kosovën, ajo nuk u fut fare në rend dite.

Zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, u shpreh se këtë e shkaktoi qëndrimi i disa vendeve që Kosova ta pranojë fillimisht draftstatutin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ta çojë atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim. Franca dhe Gjermania i kanë kërkuar publikisht një gjë të tillë Qeverisë së Kosovës.

Qeveria e Kosovës, fillimisht, e refuzoi këtë kusht, por në një përpjekje të minutave të fundit për ta ndryshuar situatën, ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, u shpreh se ka njoftuar Këshillin e Evropës përmes një letre, se Kosova po e përgatit draft-statutin, për ta dërguar në Gjykatë Kushtetuese deri në fund të majit.

Në reagim pas letrës së Gërvallës, Ambasada gjermane në Prishtinë, duke u thirrur edhe në vendet e tjera të QUINT-it – SHBA-në, Britaninë, Francën dhe Italinë – ka thënë se kërkesë e tyre ishte dorëzimi i draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese përpara takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Të premten më vonë, kryesuesja e deritanshme e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (KiE), Dominique Hasler, ka thënë se ky komitet po shqyrton se si të procedojë për pranimin e Kosovës në këtë organizatë.

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Kosova News 17/05/2024 17/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?