KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Konjufca e vlerësoi lart veprën e piktorit Gjelosh Gjokaj
KulturëPolitikë

Konjufca e vlerësoi lart veprën e piktorit Gjelosh Gjokaj

Kosova News
Kosova News 23:31 -15/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në hapjen e ekspozitës së piktorit shqiptar nga Mali i Zi, Gjelosh Gjokaj, në ambientet e Galerisë Kombëtare në Prishtinë.  

Në fjalën e tij para të pranishmëve të shumtë, kryetari Konjufca vlerësoi lart veprën e artistit Gjokaj, duke e cilësuar njërin ndër artistët më të mëdhenj të kombit shqiptar.

“Kemi të bëjmë me një artist, i cili mund të quhet me plot kuptimin e fjalës, botëror. Nga veprat e tij mund të mësojmë shumë, sepse ajo e ka krijuar hapësirën autentike në universin e artit botëror”, tha kryetari Konjufca.

Kombi shqiptar, sipas kryetarit Konjufca, mund të mburret se i ka dhënë botës piktor si Gjelosh Gjokaj.

Kreu i Kuvendit falënderoi Ambasadën e Malit të Zi në Kosovë dhe Galerinë Kombëtare të Kosovës për mundësinë e hapjes së kësaj ekspozite me veprat e Gjelosh Gjokajt.

Në hapje të ekspozitës i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Nik Gjeloshaj, ambasadori i këtij shteti në Prishtinë, Bernard Çobaj, ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku, ambasadorë, përfaqësues të partive politike, dashamirë të artit dhe mysafirë të tjerë.

Gjithashtu lexoni:

​16 subjekte politike nuk arritën të merrnin as nga 1 për qind të votave më 7 qershor

Këta janë 120 deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës

Ardian Gjini e Daut Haradinaj tërhiqen nga mandati i deputetit

Certifikimi i rezultateve hap afatet kushtetuese, Cakolli shpjegon hapat për konstituimin e institucioneve të reja

Certifikohen rezultatet zgjedhore të 7 qershorit

Kosova News 15/05/2024 15/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore
15:46 -08/07/2026
Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika
15:27 -08/07/2026
Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së
15:12 -08/07/2026
Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti
14:48 -08/07/2026
Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona
14:12 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?