KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bislimi e cilëson të dështuar takimin në Bruksel
Politikë

Bislimi e cilëson të dështuar takimin në Bruksel

Kosova News
Kosova News 18:07 -15/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, e cilësoi si të dështuar takimin në Bruksel për dinarin, duke thënë se pala serbe erdhi me propozime të reja për çështjen, e jo me përgjigje.

Duke folur për gazetarët pas negociatave disaorëshe, Bislimi tha se nuk pret takime të tjera për këtë temë.

Në Bruksel po zhvillohet takimi trepalësh mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Rundi i ri i bisedimeve është edhe një përpjekje që palët të gjejnë zgjidhje për çështjen e ndalimit të përdorimit të dinarit serb në Kosovë.

Më 1 shkurt, në Kosovë hyri në fuqi rregullorja e re e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) që parasheh euron si monedhën e vetme për kryerjen e pagesave.

Takimi i 15 majit, do të jetë takimi i shtatë në nivel të kryenegociatorëve për çështjen e dinarit serb, pasi në gjashtë takimet paraprake ata nuk arritën pajtim për ndonjë zgjidhje kompromisi.

Një ditë më herët, ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, u shpreh se pret që palët të jenë të gatshme për gjetjen e një zgjidhjeje praktike.

Edhe zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se blloku pret që palët të dëshmojnë gatishmëri për gjetjen e një zgjidhjeje të përkohshme praktike, e cila do t’i ndihmonte qytetarët e prekur nga vendimi i BQK-së.

Serbët në Kosovë për vite me radhë marrin asistencë sociale dhe pagesa të tjera nga buxheti i Serbisë.

“Presim që palët të kenë sjellje evropiane dhe të gjejnë një zgjidhje kompromisi. Kryenegociatorët mëtojnë të gjejnë zgjidhje përmes diskutimeve konfidenciale, e këto janë mënyra evropiane për gjetjen e zgjidhjeve. BE-ja vazhdon t’iu ndihmojë atyre që të gjejnë kompromisin i cili është i nevojshëm sepse kjo ndikon në jetën e njerëzve”, tha Stano më 13 maj, kur konfirmoi mbajtjen e rundit të ri të dialogut.

BE-ja preferon që takimi i 15 majit të jetë i fundit për çështjen e dinarit, por kjo, siç thonë në bllok, do të varet nga gatishmëria e palëve për të pranuar një zgjidhje.

Lajçak ka paraqitur para palëve një propozim, që në BE thonë se është “praktik dhe ofron një zgjidhje të përkohshme kalimtare”, por për propozimin nuk janë dhënë detaje.

Në BE thonë se koha dhe energjia që po shpenzohen në kërkim të zgjidhjes për çështjen e dinarit është duke ndikuar edhe në çështjet tjera me të cilat nuk po merren në kuadër të procesit të dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndonëse takimi i së mërkurës është thirrur për një çështje specifike, atë të dinarit, në këtë takim mund të ngrihet edhe çështja e vizitave zyrtare nga Serbia në Kosovë dhe anasjelltas, pas disa refuzimeve që janë bërë, e që BE i ka cilësuar si shkelje të obligimeve të marrëveshjes që ka të bëjë me vizita zyrtare. si shkelje të obligimeve nga marrëveshja.

Më 14 maj, BE-ja kritikoi vendimin e autoriteteve në Kosovë për të mos lejuar vizitën e kreut të Kishës Ortodokse Serbe, patriarkut Porfirije, duke e cilësuar si shkelje të Marrëveshjes për vizitat zyrtare të arritur në kuadër të dialogut.

Gjithashtu lexoni:

Diplomojnë sot kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës

Gërvalla takohet me Backes, zotohen për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional

Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të gjejnë rrugëdalje për konstituimin e Kuvendit

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Tajlandës

Haziri: Për herë të parë nuk po zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese

Kosova News 15/05/2024 15/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllen disa parkingje ilegale në Prishtinë
09:17 -04/07/2025
Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë
08:57 -04/07/2025
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
08:25 -04/07/2025
Diplomojnë sot kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës
08:23 -04/07/2025
Gjendet pa shenja jete një 80-vjeçare në Prishtinë
23:21 -03/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?