KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bekim Blakaj fiton çmimin “Europiani i Vitit 2024”
Lajme

Bekim Blakaj fiton çmimin “Europiani i Vitit 2024”

Kosova News
Kosova News 22:01 -08/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ia dorëzoi çmimin “Evropiani i vitit 2024” Bekim Blakaj, drejtor Ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare në Kosovë, për kontributin e tij të rëndësishëm në promovimin e ideve dhe vlerave evropiane.

Sipas njoftimit për media, çmimi u nda në prani të kryetarit të Kuvendit, kryeministrit, ambasadorit të Belgjikës në Kosovë që përfaqëson Presidencën belge të Këshillit të Bashkimit Evropian, si dhe përfaqësuesve nga komuniteti diplomatik, partitë politike, shoqëria civile dhe mediat.

“Për më shumë se dy dekada, Bekimi ka avokuar për drejtësi, të drejtat e njeriut dhe pajtim.  Duke besuar se paqja i gjen rrënjët në të kaluarën, Bekimi ka punuar pa u lodhur për të luftuar narrativat e njëanshme të së kaluarës dhe për të promovuar një shoqëri më të drejtë që respekton të drejtat e çdo qytetari. Ai është një model i vërtetë në Kosovë dhe më gjerë, duke mishëruar vlerat e BE-së”, tha ambasadori Szunyog gjatë pritjes për Ditën e Evropës.

Ambasadori i BE-së në Kosovë falënderoi edhe të nominuarit e tjerë për këtë vit, të cilët kanë treguar përkushtim të jashtëzakonshëm në promovimin e idesë dhe vlerave evropiane në Kosovë: Blert Morina nga CEL Kosova, Vesna Stajiq, nga streha multietnike e dhunës me bazë gjinore, dhe Mentor Gashi dhe Slavisha Stojanoviq nga strehimorja e qenve “Prishtina”.

Çmimi “Evropiani i Vitit” ndahet për të nëntin vit radhazi, me rastin e Ditës së Evropës, nga BE-ja në Kosovë një individi apo institucioni që BE-ja në Kosovë konsideron se ka kontribuar më së shumti në promovimin e idesë evropiane në Kosovë gjatë viteve të kaluara.  Derisa BE-ja në Kosovë dhe shtetet anëtare të BE-së propozojnë të nominuarit, fituesi përcaktohet përmes votave të hedhura në faqen e Facebook-ut dhe llogarinë e BE-së në Instagram në Kosovë.

Fituesit e mëparshëm të çmimit “Europiani i Vitit” janë:

2016 – Majlinda Kelmendi, kampione olimpike, botërore dhe evropiane në xhudo

2017 – Erzen Shkololli, artist dhe kurator

2018 – Jeton Neziraj, dramaturg dhe drejtor artistik i Qendrës Multimedia

2019 – Kompania KIVO, sipërmarrje e përbashkët Kosovë-Hollandeze

2020 – Lul Raka, Profesor i Mikrobiologjisë dhe Kontrollit të Infeksioneve, Universiteti i Prishtinës

2021 – Shoqata e Matematikanëve të Kosovës.

2022 – Fahrije Hoti, sipërmarrëse

2023 – Ledion Halitaj, pianist

Gjithashtu lexoni:

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë

Kosova News 08/05/2024 08/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?