KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Aliu: Nis realizimi i projektit të Aerofotografimit, do t’i plotësojë edhe nevojat e FSK-së për veprimtari ushtarake
Ekonomi

Aliu: Nis realizimi i projektit të Aerofotografimit, do t’i plotësojë edhe nevojat e FSK-së për veprimtari ushtarake

Kosova News
Kosova News 19:09 -08/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se nga sot ka filluar realizimi i projektit të Aerofotografimit në të gjithë territorin e vendit.

Aliu tha se ky është një projekt me rendësi të veçantë për vendin, teksa bëri të ditur se Rilevimi Aerofotogrametrik i Territorit të Kosovës po zhvillohet nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

“Sot, zhvilluam vizitë në Aeroportin e Prishtinës, për të parë nga afër procesin e fillimit të fluturimit nga kompania e kontraktuar për të realizuar këtë projekt”.

“Bazuar në praktikën dhe zhvillimet në Republikën e Kosovës, parashikohet që aerofotografimi i territorit të vendit të bëhet çdo 3-5 vite”, shkroi Aliu.

Tutje, Aliu tha se ky projekt, që pritet të përfundojë në shtator të këtij viti, do të plotësojë nevojat e qytetarëve dhe institucioneve të ndryshme të vendit për fushat që ato mbulojnë.

“Agjencisë Kadastrale të Kosovës, për çështje kadastrale, hartografike, sistemit të adresave,etj. Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinorë dhe Infrastrukturës, për planifikim urbanistik, infrastrukturë rrugore, menaxhimin e ujërave etj”.

“Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, për menaxhimin e pyjeve, tokave bujqësore etj. Ministrisë së Financave, Departamentit të Tatimit në Pronë, etj. Ministrisë së Punëve të Brendshme, përkatësisht Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave për fatkeqësitë natyrore,etj”, shkroi Aliu, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ai tha se ky projekt do t’i plotësojë edhe kërkesat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës për regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare, ndërsa ministrisë së Mbrojtjes, përkatësisht FSK-së për veprimtaritë ushtarake.

“Në kuadër të projektit, do të krijohet edhe modeli digjital i sipërfaqes (DSM) si dhe modeli digjital i terrenit (DTM), si në zonat rurale ashtu edhe ato urbane. Gjithashtu, në kuadër të këtij projekti do të krijohet modeli 3D i objekteve në dy lokacione të ndryshme, në zone urbane dhe në zone rurale”.

“Rezultatet e arritura nga krijimi i modelit 3D, do të shërbejnë për definimin e standardeve dhe specifikave për të ngritur të gjitha objektet e territorit të Republikës së Kosovës në modelin 3D në projektin e ardhshëm”, tha Aliu.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 08/05/2024 08/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?