KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Miratohet Projektligji për bankat, ministri Murati: Synohet rregullimi i aktivitetit bankar e financiar
Ekonomi

Miratohet Projektligji për bankat, ministri Murati: Synohet rregullimi i aktivitetit bankar e financiar

Kosova News
Kosova News 14:25 -08/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në mbledhjen e Qeverisë të mbajtur sot është miratuar Projektligji për bankat, i cili synon rregullimin e aktivitetit bankar dhe financiar të bankave në Kosovë në funksion të nxitjes së një sistemi sa më të qëndrueshëm financiar.

Po ashtu, përmes këtij projektligji rregullohen kriteret për themelimin dhe licencimin e bankave, organizmin dhe menaxhimin e shëndoshë të tyre, mbikëqyrjen, rimëkëmbjen, përmbylljen dhe likuidimin e tyre.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se ky projektligj përcakton masat përmirësuese dhe gjobat administrative që lidhen me procesin e rimëkëmbjes, përmbylljes dhe likuidimit të bankave dhe degëve të bankave të huaja.

“Ky projektligj synon rregullimin e aktivitetit bankar dhe financiar të bankave në Republikën e Kosovës në funksion të nxitjes së një sistemi sa më të qëndrueshëm financiar, duke siguruar një nivel të duhur të mbrojtjes së interesave të depozitorëve.

Gjithashtu përmes këtij projektligji rregullohen kriteret për themelimin dhe licencimin e bankave, organizmin dhe menaxhimin e shëndoshë të tyre, mbikëqyrjen, rimëkëmbjen, përmbylljen dhe likuidimin e tyre. Projektligji në fjalë përcakton edhe masat përmirësuese dhe gjobat administrative që lidhen me procesin e rimëkëmbjes, përmbylljes dhe likuidimit të bankave dhe degëve të bankave të huaja…

Ligji parashihet që të zbatohet vetëm për subjektet që ushtrojnë veprimtari bankare dhe financiare por nuk zbatohet për institucionet mikrofinanciare dhe ato jo bankare të cilat është paraparë që të rregullohen me ligj të veçantë”, tha Murati.

Ai potencoi se me miratimin e këtij ligji janë rritur kërkesat për kapitalin themeltar për bankat në 10 milionë euro nga 7 sa ishte me ligjin në fuqi.

“Janë rritur kërkesat për kapitalin themeltar për bankat në 10 milionë euro nga 7 sa ishte me ligjin në fuqi. Janë vendosur limite konkrete lidhur me transaksionet për personat të ndërlidhur me bankën dhe grupet e personave të ndërlidhur…Janë hartuar parimet për mbrojtjen e konsumatorit dhe shpalosjen e kushteve të afarizmit të bankave dhe është shtuar kapitulli i veçantë që rregullon rimëkëmbjen apo edhe përmbylljen e bankave në rast se është e nevojshme”, potencoi Murati.

Aliu: Miratohet Projektligji për Ofruesin e Shërbimeve të Navigacionit Ajror

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Kosova News 08/05/2024 08/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?