KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria s’e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin
Politikë

Qeveria s’e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

Kosova News
Kosova News 11:48 -08/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës nuk pranon që anëtarësimi në Këshill të Evropës të kushtëzohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ka thënë kryeministri Albin Kurti të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë, duke e quajtur për keqardhje mungesën e përkrahjes nga shtetet aleate.

Kryeministri Albin Kurti e ka konsideruar absurde kërkesën e Francës dhe të Gjermanisë që të dërgohet për vlerësim drafstatuti i Bashkimit Evropian për Asociacionin, si kusht për anëtarësim në KiE. Ai e ka quajtur drafstatutin “jodokument” dhe “non paper”.

Ai ka thënë se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet dhe se kjo është konfirmuar nga të gjitha raportet e deritashme e madje edhe votimi në Asamblenë Parlamentare të KiE-së në prill.

Kushtin e ri, Kurti e ka cilësuar si jashtë standardeve të anëtarësimit. 

Ai ka përsëritur se Kosova ka ofruar që draftstatuti i sjellë nga Bashkimi Evropian dhe shtete anëtare të përfshihet në pakon me marrëveshjen bazë dhe aneksin e Ohrit, por se përpjekja nuk ishte përmbushur për shkak se Serbia ka refuzuar nënshkrimin e pakos.

“Refuzimi s’është pranim. Refuzimi është refuzim. Nëse më 26 tetor 2023 do të pranohej e nënshkruhej paketa e marrëveshjes vetëm atëherë ai drafstatut do të mund të dërgohej në Gjykatën. Drafstatuti i emisarit Lajçak dhe emisarëve të tjerë dështoi të zyrtarizohej pasi u refuzua. Si i tillë është një jodokument, është nonpaper. Qeveria nuk mund të dërgojë dokumente që s’janë zyrtare”, ka thënë ai.

Kurti më tej ka thënë se kërkesa që të shtyhet si kushtëzim Asociacioni “jo vetëm që s’është parimore e vlerore” por është refuzuar edhe nga vetë organizata.

Ai ka thënë se përtej garancive që ka ofruar në letër me zotime bashkë me presidenten dhe kryeparlamentarin, nuk mund të kërkohet.

“Pengesat për anëtarësim në këtë organizatë i mendonim nga vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën, por assesi nuk mendonim që pengesë do të bëheshin shtetet demokratike, që kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë përkrahëse të Kosovës për zhvillim e demokraci, e më herët ishin krah neve për çlirim”, ka thënë ai. “Mungesa e përkrahjes është për keqardhje”, ka shtuar Kurti duke thënë se ajo nuk i ndihmon normalizimit.

Kryeministri tutje ka thënë se Kosova do anëtarësim meritor sepse konsideron se e meriton anëtarësimin.

“Qeveria nuk e ka pranuar draftin e propozuar nga emisari Lajçak sepse është refuzuar më 26 tetor 2023 e dy ditë para kësaj kam dorëzuar vërejtjet e mija kapitale për atë drafstatut. Qeveria s’e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në Këshill të Evropës me Asociacion. Për normalizim bisedojmë në Bruksel jo në Strasburg. Neni 7 i marrëveshjes bazike edhe i ndërlidhur me nenin 10 s’mund të nxirret jashtë marrëveshjes, nuk mund të vendoset në qendër të saj e as sipër saj si një çështje urgjente”, ka thënë Kurti në fund të fjalimit.

Dy shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca, kanë përsëritur të hënën se procedimi i drafstatutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe për interpretim në Gjykatën Kushtetuese do të ishte sinjal i mjaftueshëm për ta siguruar mbështetjen në vendimmarrjen finale të Këshillit të Evropës këtë muaj.

Britania e Madhe është shteti më i fuqishëm brenda KiE-së që i ka ofruar Kosovës mbështetje pa kushte shtesë për anëtarësim në këtë organizatë.

Derisa shtetet e QUINT-it ia kanë përmendur Asociacionin si parakusht, kryeministri Albin Kurti e ka konfirmuar mbështetjen pa kushte edhe të Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës.

Pas votimit të suksesshëm në Asamblenë Parlamentare, tani çështja e anëtarësimit të Kosovës kalon në duart e ministrave të Jashtëm të KiE-së, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Mbledhja e radhës e ministrave do të mbahet më 16-17 maj.

Qeveria sot mban mbledhje
Deputeti gjerman: Gabim i rëndë lidhja e anëtarësimit në KiE me Asociacionin

Gjithashtu lexoni:

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Mbahet takimi i parë i Grupit Koordinues, Gërvalla: Siguria do të mbetet prioritet i yni për secilin person që përballet me dhunë

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Kosova News 08/05/2024 08/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?