KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ish- presidenti Meta: Spiuni nuk jam unë, ma ngatërruan identitetin qëllimisht
Rajon

Ish- presidenti Meta: Spiuni nuk jam unë, ma ngatërruan identitetin qëllimisht

Kosova News
Kosova News 15:55 -27/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ilir Meta theu heshtjen dhe mohoi pretendimet se ai është politikani me inicialet I.M që ka rezultuar pjesë e dosjeve sekrete të ish-sigurimit te shtetit. 

Ai sfidoi autoritetin e dosjeve të bëjë publike dokumentet ndërsa duke u kthyer pas në të shkuarën e tij Ilir Meta kujtoi se në Fakultetin Ekonomik ku ai ka kryer studimet ishin me dhjetëra studentë me të njëjtat inciale, madje edhe një shoku tij i klasës kishte të njëjtin emër dhe mbiemër.

Ilir Meta e cilësoi lojë politike, ndërsa sulmoi ashpër autoritetin e dosjeve duke e akuzuar për falsifikim të dokumenteve, pasi sipas tij prej vitit 92 ai është nënshtruar të gjitha verifikimeve dhe e shkuara e tij ka dal e pastër.

Për njollosjen emrit nuk do i drejtohet drejtësisë ndërsa thotë se nuk ka marrë asnjë dokument nga autoriteti i dosjeve dhe as nga kryetarja e Kuvendit për të cilën tregoi se i ka humbur respekti.

“Ilir Meta bashkëpunëtor i sigurimit”, Autoriteti i Dosjeve letër Kuvendit! Kryeparlamentarja informon grupet kuvendore

Dosjet e ish sigurimit të shtetit krijojnë turbulencën e radhës të politikës shqiptare. Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla u tregoi kryetarëve të grupeve parlamentaren detajet e materialit përcjellë kuvendit nga autoriteti dosjeve për politikanin I.M.

Behet për dy dokumente. Njëri prej tyre i klasifikuar sekret por Top Channel e ka mësuar përmbajtjen. Në këtë dokument thuhet se “ në dosjen sekrete e të dënuarit F.T. brenda së cilës gjendet dhe roli si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit i I.M. AIDSKSH e ka gjetur dosjen, por që të procedojë më tej me vendim i kërkon kuvendit ndryshimin e ligjit.

Autoriteti dosjeve në letrën dërguar kuvendit thotë se:

Duke marrë nxitje nga  denoncimi më i fundit i ardhur në institucion mbi pastërtinë e figurës së një prej personaliteteve më të larta të shtetit siç është ish presidenti republikës Ilir Metaj,  i pajisur me certifikatë të pastërtisë së figurës nga Komisioni Mezini dhe Bezhani, e konfirmuar nga ana jonë me vendim datë 28.04.2017, rezulton se në fakt figuron në dokumentet e krijuara nga strukturat e ish sigurimit të shtetit. Nëse institucioni do të ishte në kushtet e riverifikimit të pastërtisë së figurës të Ilir Metaj, gjë të cilën nuk na e lejon neni 29 pika 4, e ligjit funksional, rezultatet e kërkimit do të ndryshonin.

Autoriteti Dosje ka treguar edhe detaje të tjera për sa i  përket materialeve të ish sigurimit për shtetasin IM.

Bazuar në nenin 5 për të Drejtën e Informimit mbi dokumentet e ish-Sigurimit, të informojë shtetasin I.M  ku mbi bazën e verifikimeve ka dokumente në arkivat e ish sigurimit të shtetit. Dosje përpunimi numër 2565  e përbërë në total nga 140 faqe të anonimizuara të dixhitalizuara të hedhura në format Cd që ekzistojnë në arkivat e autoritetit për subjektin IM.

Kryetarja e kuvendit Lindita Nikolla e quajti një rast tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër.

“Prandaj kam thirrur sot kryetarët e grupeve dhe kryetarët e komisionit të sigurisë dhe të komisionit të ligjeve, të cilët i kam informuar mbi letrën e Autoritetit, identitetin e politikanit me inicialet I.M, si edhe gatishmërinë time për ta mbledhur Kuvendin në çdo kohë që forcat politike do të kenë nevojë. Dua ta falenderoj Autoritetin e Dosjeve për reagimin e drejtë, të pavarur dhe profesional, si edhe për kurajon në adresimin e këtij rasti, i cili ngre pyetje të rëndësishme për shoqërinë tonë dhe për forcat politike.”- tha Lindita Nikolla.

Në Shqipëri sipas ligjit ndalohet marrja e një detyre publike nga ish bashkëpuntorët e sigurimit të shtetit vetëm për drejtuesit e organeve të reja të drejtësisë. Nëse shumica socialiste do të hartojë  një projektligj të ri që do të ndëonte kandidimin e politikanëve bashkëpuntor të ish sigurimit do ti duhen 84 vota bashkë me një ndryshim kushtetues.

Gjithashtu lexoni:

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit

Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës

Ahmeti takon të dërguarën e posaçme të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor

Kosova News 27/07/2022 27/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes
21:08 -08/07/2026
Kamberi: Vizita e presidentit Begaj në Luginë, mesazh i qartë i mbështetjes për ruajtjen e identitetit
20:18 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?