KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti nderon të vrarët në Nabërgjan të Pejës, i bën thirrje Prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës
Lajme

Kurti nderon të vrarët në Nabërgjan të Pejës, i bën thirrje Prokurorisë t’i hetojë krimet e luftës

Kosova News
Kosova News 18:44 -01/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi në Nabërgjan të Pejës për të bërë homazhe në varrezat e martirëve të kësaj ane, në 25-vjetorin e masakrës së Nabërgjanit. “Kriminelët serbë vranë shumë shqiptarë, mirëpo ata nuk arritën ta shfarosin popullin tonë, gjenocidi tyre dështoi sepse ne jemi këtu dhe ata ikën”, deklaroi kryeministri Kurti.

Në nderim të 17 të vrarëve të datës 1 të muajit maj të masakrës në Nabërgjan, kryeministri Kurti theksoi se nga data 1 deri me 18 maj janë vrarë 31 shqiptarë, duke mos kursyer që nga fëmijët e moshës 13 vjeçe deri tek të moshuarit të moshës 95 vjeçare.

“Këta civilë të paarmatosur e të pambrojtur, gjendeshin përballë një makinerie ushtarake policore e cila po marshonte me projektin gjenocidal të ideuar, të planifikuar në Beograd nga regjimi i Millosheviqit,për shfarosjen e popullit shqiptar”, tha kryeministri.

Ata u vranë, sipas tij, për shkak se ishin shqiptarë dhe donin të jetojnë të lirë në tokën e tyre.

Gjatë homazheve ai vlerësoi edhe të arriturat e shtetit të Kosovës, pasi që Kosova u çlirua, u pavarësua, Kosova po zhvillohet e po përparon.

“Buzëqeshja e fëmijëve sot, zhvillimi i Kosovës, përparimi i saj edhe brenda edhe në arenën ndërkombëtare, është për çdo ditë konfirmim i lirisë së Kosovës, i pavarësisë së Republikës, dhe i fitores tonë para 25 vjetëve”, është shprehur kryeministri Kurti.

Tutje, ai përmendi edhe faktin që na nevojitet drejtësia sepse për 31 të vrarët në Nabërgjan, nga 1 deri më 18 maj 1999, sot e kësaj dite jo vetëm që nuk ka asnjë të dënuar,  asnjë të gjykuar, por nuk ka asnjë të akuzuar, dhe për këtë fakt, siç u shpreh kryeministri “na duhet drejtësia që të jemi të qetë, të jemi në paqe dhe të mbyllen plagët”.

“Për këtë padrejtësi speciale që iu bë popullit tonë, pas 25 vjetëve ju bëjmë thirrje prokurorisë së shtetit, e në veçanti Prokurorisë Speciale që të akuzojë kriminelët për të cilët ka edhe dëshmi materiale, edhe dëshmitarë të gjallë, dhe dëshmi të intervistave të atyre që ishin dëshmitarë por që pas 25 vjetëve nuk janë më në mesin tonë”, tha Kurti.Në përmbyllje teksa u shprehu ngushëllime familjarëve të të vrarëve mizorisht para 25 viteve, kryeministri tha se martirët dhe dëshmorët nuk janë vetëm të familjeve të tyre, por janë të historisë tonë kombëtare,  janë të popullit tonë, njofton Qeveria, transmeton RTKLive.

Në këto homazhe kryeministri Kurti, shoqërohej nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fatmire Mulhaxha Kollçaku dhe Gramoz Agusholli  si dhe zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi.

Gjithashtu lexoni:

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit

Kosova News 01/05/2024 01/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?