KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Krimet që po kryhen në Ukrainë janë kryer edhe në Kosovë
Lajme

Kurti: Krimet që po kryhen në Ukrainë janë kryer edhe në Kosovë

Kosova News
Kosova News 22:38 -29/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se është detyrë dhe përgjegjësi e çdo shteti demokratik, çdo shteti që respekton dhe çmon të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, që të solidarizohet me Ukrainën kundër pushtimit ilegal të Rusisë.

Këtë deklaratë Kurti i bëri në orët e mbrëmjes, në hapjen e ekspozitës “Ukraina, një krim lufte”, duke theksuar se hapja e saj është vetëm shenja më e fundit e solidaritetit të popullit të Kosovës me atë të Ukrainës, në këtë kohë të vështirë.

Duke vënë në dukje solidaritetin që populli ynë ka treguar ndaj popullit ukrainas, kryeministri tha se duhet ndihmuar atë me çdo mjet që e kemi në dispozicion. Ai tha se sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës është edhe sulm i autokracisë ndaj demokracisë.

“Kosova solidarizohet me Ukrainën, sepse krimet që po kryhen në Ukrainën e sotme, janë kryer edhe në Kosovën e viteve ‘90-ta. Dhe kjo është diçka që e veçon popullin e Kosovës prej shteteve të tjera demokratike. Kujtimet tona prej asaj dekade të tmerrshme janë ende të freskëta. Plagët janë ende të hapura”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se gati çdo qytetar i Kosovës ose vetë është viktimë e dëbimit masiv të shqiptarëve në vitin 1999, ose ka të paktën një anëtar të familjes që ka qenë viktimë e dëbimit apo masakrave të kryera nga forcat serbe.

Duke kujtuar krimet e kryera dhe mungesën edhe të 1597 personave të zhdukur me forcë, familjet e të cilëve, 25 vjet më vonë, po presin që të marrin vesh fatin e të dashurve të tyre, kryeministri Kurti tha se Kosova si shtet demokratik, por edhe si një popull që ka një përvojë të ngjashme me atë të Ukrainës, ka një arsye të dyfishtë për t’u solidarizuar me popullin ukrainas. “Këtë solidaritet gjatë dy viteve të fundit e kemi shprehur jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra, duke përmendur se nga fillimi i luftës, Qeveria ka miratuar 11 pako të sanksioneve nga BE, ndaj Rusisë, Bjellorusisë dhe përfaqësuesve të tyre”, tha Kurti.

Në fjalën e tij, kryeministri tha se ekspozita e sotme, është me rëndësi të veçantë, sepse e vërteta tregohet, edhe përhapet, jo vetëm me fjalë, por edhe me artin, sidomos me artet pamore, siç janë piktura dhe fotografia.

Ai nuk la pa përmendur as fotografët e guximshëm që kanë qëndruar në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998–1999, të cilët dokumentuan se çfarë po përjetonin shqiptarët e Kosovës nga forcat ushtarake, policore e paramilitare të Serbisë.

“Janë qindra fotografi që tregojnë, ndoshta edhe më mirë sesa fjalët, të vërtetën e asaj kohe. Mes të tjerash, për shembull, është një fotografi e dy fëmijëve të vegjël duke qarë pas vrasjes së prindërve të tyre, një tjetër fotografi me qindra refugjatë duke u dëbuar nga vendi ynë dhe një tjetër e cila paraqet një radhë të gjatë të civilëve, sikur të pafundme, duke mbajtur në supe dhjetëra arkivole me viktimat e masakrës së Reçakut”, tha ai.

Duke potencuar se kjo ekspozitë, drejton kah e ardhmja, “na udhëzon që të mos ndalemi, derisa të gjithë kryesit e këtyre krimeve të tmerrshme të përgjigjen para drejtësisë, kryeministri tha se beteja për drejtësi është edhe një pikë tjetër e përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Ukrainës”.

“Uroj që beteja për drejtësi për popullin e Ukrainës të mos vonohet për dekada me radhë, siç është vonuar në Kosovë. Kjo ekspozitë, e cila në vendin tonë hapet sot për herë të parë, është një kontribut i vyer në këtë drejtim”, tha Kurti, transmeton RTKlive.

Gjithashtu lexoni:

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

Helmimet nga ushqimi, QKUK-ja jep detaje të reja, shumë pacientë nga Hani i Elezit

Kosova News 29/04/2024 29/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?