KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Gërvalla nderon Sali Çekajn me akademi përkujtimore
Lajme

Gërvalla nderon Sali Çekajn me akademi përkujtimore

Kosova News
Kosova News 18:15 -29/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

 “Ai ishte një strateg i rrallë politik, njeri i drejtësisë dhe i lirisë. Për lirinë dhe të drejtat e popullit të tij ai luftoi me mjete politike dhe në fund edhe luftarake, duke u bërë hallkë e pazëvendësueshme lidhëse mes dy periudhave vendimtare për çlirimin e Kosovës, rezistencës civile me mjete politike dhe luftës çlirimtare”, ishin fjalët e zëvendëskryeministres dhe ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla gjatë akademisë përkujtimore të mbajtur në Stuttgart për nder të 25-vjetorit të rënies në betejën e Koshares të Heroit të Kosovës, Sali Çekaj.Në praninë e më shumë se 400 pjesëmarrësve nga mërgata, bashkëveprimtarë dhe bashkëpunëtorë, miq dhe shokë të heroit të Kosovës, Sali Çekaj, në shenjë nderimi për figurën e tij dhe të gjithë të rënëve për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e vendit, në Stuttgart, në vendin prej nga Sali Çekaj për vite me radhë dha një kontribut të pakrahasueshëm për çështjen e Kosovës, u mbajt akademia përkujtimore e organizuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, respektivisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.Në fjalën e saj para qindra të pranishmëve, Gërvalla duke vlerësuar lart kontributin e Sali Çekajt tha se ai ishte patriot i pakompromis, gjigant i rezistencës, sinonim i trimërisë dhe urtësisë, personifikim i përpjekjeve të pandërprera për liri dhe drejtësi dhe si i tillë ai do të mbetet përjetë në vetëdijen tonë simbol i sakrificës sublime për liri, pavarësi dhe demokraci.Profesor Ali Aliu, një ndër shtyllat kryesore të organizimit të rezistencës civile, anëtar i ASHAK dhe përfaqësuesi i parë i Kosovës në Shqipëri, evokoi momente të veçanta nga koha kur e kishte njohur heroin, e sidomos nga periudha e stërvitjes së grupeve të para për vetmbrojtje në Shqipëri, pjesë e të cilave ishin ndër të tjera pos Sali Çekajt, edhe Adem Jashari, Zahir Pajaziti dhe plot të tjerë. Prof. Aliu shpërfaqi gjatë fjalës së tij para të pranishmëve karakterin e fortë, përgatitjen profesionale, vullnetin dhe vendosmërinë e Sali Çekajt për të luftuar për Kosovën deri në frymën e fundit.Rreth kontributit të Sali Çekajt në mobilizimin e mërgatës për çlirimin e vendit, mbështetjen financiare dhe logjistike si dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, foli personi, i cili nga të gjithë parafolësit u përshkrua si bashkëveprimtari më i ngushtë i heroit në Gjermani, ish kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjermani dhe diasporë, Hafiz Gagica.Sipas komunikatës së MPJD-së, ai ngriti në pah vendosmërinë dhe trimërinë e rrallë Sali Çekajt.Ish-komandanti i Brigadës 138 “Agim Ramadani”, bashkëluftëtari i heroit Sali Çekaj, koloneli Rrustem Berisha, rrëfeu për luftimet e ashpra të Koshares, e sidomos të 19 prillit, gjatë të cilave Sali Çekajn, të quajtur me nofkën “Veterani” e kishte lutur të mos shkonte atë ditë në vijën e frontit, por të qëndronte në komandë. Ai me vendosmëri i ishte përgjigjur se nuk do të lejojë që “këmba e serbit të shkelte mbi vendin ku kishte derdhur gjak Agim Ramadani”. Ashtu edhe kishte ndodhur në të vërtetë, Sali Çekaj dhe shumë luftëtarë të Koshares ranë heroikisht, mirëpo serbët u zmbrapsën prej aty përgjithmonë.Postës e Kosovës, në shenjë nderimi ka emituar pullën postare me titullin “Sali Çekaj, Hero i Kosovës”, për nder të 25-vjetorit të rënies së tij.Gërvalla ia dorëzoi pullën postare përfaquesuesit të familjes së heroit, Sali Çekaj, Migjen Çekaj, i cili në fjalën e tij përshëndetëse falënderoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Konsullatën në Stuttgart dhe konsullin Hamdi Berbatovci për organizimin dhe të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen e tyre.Të pranishmit ndoqën tri pika muzikore të interpretuara nga sopranoja Arta Jashari dhe pianisti Andi Duraku si dhe ekspozitën me fotografi të heroit Sali Çekaj nga veprimtaria e tij kolosale.

Gjithashtu lexoni:

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë

Kosova News 29/04/2024 29/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?