KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti mori pjesë në takimin në përmbyllje të mandatit të këshilltarëve të Këshillit Ndërministror të Ujërave
EkonomiPolitikë

Kurti mori pjesë në takimin në përmbyllje të mandatit të këshilltarëve të Këshillit Ndërministror të Ujërave

Kosova News
Kosova News 15:09 -29/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në takimin në përmbyllje të mandatit të këshilltarëve të Këshillit Ndërministror të Ujërave.  Aty u diskutua për arritjet dhe sfidat që mbetën të trajtohen në vijim. Kryeministri Kurti theksoi nevojën dhe rëndësinë e menaxhimit të qëndrueshëm të burimeve ujore.

“Me marrjen e detyrës filluam menjëherë t’i kthejmë propozimet tona në veprim. Angazhimi ynë për të përmirësuar kuadrin e sektorit të ujit ishte evident kur mbështetëm vazhdimësinë e Këshillit Ndërministror të Ujit më 4 Mars 2020. Kjo nismë mori rëndësi të mëtejshme gjatë pandemisë COVID-19, duke theksuar rolin kritik të menaxhimit të ujit në shëndetin publik dhe sigurinë”, tha kryeministri Kurti, duke theksuar se çdo hap që kemi ndërmarrë përputhet ngushtë me ato diskutime fillestare, duke siguruar që rruga jonë të mbetet e vërtetë ndaj vizionit që kemi parashtruar përpara marrjes së detyrës.

Para të pranishmëve, ai ka përmendur veprimet e ndërmarra në disa fusha, duke thënë se jemi në prag të finalizimit të një ligji transformues për menaxhimin e resurseve ujore; monitorimin e fuqishëm dhe përmirësimin e infrastrukturës; hapat e ndërmarrë në planifikimin strategjik.

“Tani jemi duke miratuar në mënyrë aktive Planet e Menaxhimit të Pellgjeve Lumore për Drinin e Bardhë të përkrahur nga SIDA Suedeze, dhe për tri pellgjet tjera – Ibër, Lepenc dhe Morava e Binçës të mbështetur nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim. Për më tepër, kemi zhvilluar një strategji koncize dhe të zbatueshme për ujin për periudhën 2023-2027, duke siguruar që menaxhimi ynë i ujit të përputhet me nevojat shtetërore dhe standardet ndërkombëtare”, shtoi ai.

Sa i përket zhvillimit të digave, kryeministri tha se progres i dukshëm përfshin digat e Kamenicës dhe Firajës. Kjo e fundit është thelbësore në sigurimin e ujit për Kosovën Juglindore, duke përfshirë rajonet e Gjilanit, Ferizajt, por edhe të Prishtinës.

“Studimet e fizibilitetit janë përfunduar po ashtu edhe për digat e Pollatës, Dragaqinës dhe Kuçicës, dhe pikërisht sot në një ngjarje paralele po starton projekti i hartimit të Master Planit të Digave për Kosovën, i cili do të ofrojë një plan gjithëpërfshirës për zhvillimin e ardhshëm të resurseve ujore”, theksoi kryeministri.

Më tej, kryeministri tha se ndihet i lumtur që gjithashtu po mbështesim zhvillimin e resurseve të reja njerëzore në sektorin e ujit, të demonstruar nga hapja e sektorit për profesionistë e rinj dhe nisjen e një programi master në menaxhimin e integruar të resurseve ujore nga tetori 2023, me mbështetjen e Qeverisë Zvicerane sërish.

Ai shprehu mirënjohjen e thellë për qeverinë zvicerane dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë, mbështetja e të cilëve ka qenë e domosdoshme. “Arritjet që ne festojmë sot, janë një dëshmi e përpjekjeve tona të përbashkëta gjatë dy dekadave e gjysmë të fundit. Falënderoj veçanërisht këshilltarët tanë të deleguar, ekspertiza dhe përpjekjet e palodhshme të të cilëve kanë qenë thelbësore në përparimin tonë. Kontributet e tyre janë të paçmueshme dhe ne jemi thellësisht mirënjohës për përkushtimin e tyre”, tha kryeministri Kurti.

Pas fjalës së kryeministrit Kurti, nga këshilltarët e Këshillit Ndërministror të Ujërave u prezantua gjendja e sektorit, sfidat dhe propozimet për të vazhduar më pas me prezantimin nga ministrat pjesëmarrës, për reformat për zhvillim të sektorit të ujërave.

Në këtë tryezë të pranishëm ishin edhe ministrat Artane Rizvanolli e Liburn Aliu, zëvendësministrat Getoar Mjeku e Agon Dobruna, përfaqësues nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim, si dhe përfaqësues të kompanive rajonale të Ujësjellësit..

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Kosova News 29/04/2024 29/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?