KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Daily Mail” shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi
Lajme

“Daily Mail” shkruan për kosovarin me nënshtetësi angleze që po mbahet në një burg ferri në Serbi

Kosova News
Kosova News 13:56 -28/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Një kosovar me shtetësi britanike i sëmurë rëndë po mbahet gabimisht në një burg ferri në Serbi, i akuzuar për krime lufte pasi u mor gjatë një arrestimi masiv në një pikë kufitare, pretendon familja e tij.

Bëhet fjalë për Sadi Durakun, 53-vjeç nga fshati Demjan , i cili u arrestuar derisa po kalonte me veturë në pikëkalimin kufitar Serbi-Kroaci në Batrovci teksa po shkonte për ta vizituar familjen e tij.

Ai u dërgua në Gjykatën e Lartë për Krime Lufte në Beograd dhe u akuzua si anëtar i Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe për kryerjen e “krimeve” gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Familja e tij thotë se kjo është e pamundur sepse ai ishte në Britani duke aplikuar për azil në vitin 1998 dhe nuk u largua më nga vendi deri në vitin 2004.

Kritikët kanë akuzuar presidentin autoritar serb Aleksandar Vuçiq për një marifet politik mes tensioneve në rritje midis qeverisë së tij nacionaliste dhe Kosovës.

Në një peticion të postuar në internet, vajza e tij Suzana shkruan: “Një ditë pasi Kosova bëri një hap më afër anëtarësimit të Këshillit të Evropës, Serbia ndaloi qindra kosovarë në kalimin e kufirit serb”.

“Një nga ato viktima ishte babai im, Sadik Duraku, shtetas britanik që jetonte në Brighton. Ndërsa të tjerët janë liruar, babai im mbetet në paraburgim. Ai po mbahet me pretendime të rrejshme se ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitin 1999, pretendimet e tyre thonë se ai ka kryer krime lufte gjatë kohës së pretenduar në vitin 1999”, shtoi Suzana.

Ajo shtoi se kjo do të është e pamundur, pasi babai i saj së bashku me të dhe familjen e saj, kishin kërkuar azil në Britani të Madhe në vitin 1998.

“Procesi i azilit do të thotë se ne nuk mund të largohemi nga Britania e Madhe deri në vitin 2004. Në këtë moment kritik, Sadiku dhe familja jonë kërkojnë prova të prekshme për të hedhur poshtë këto akuza të pabaza dhe kanë nevojë për mbështetje me sigurimin e një vëzhguesi në Serbi për të garantuar procedura të drejta dhe sigurinë e tij. Prandaj, dokumentimi i kërkesave tona për azil dhe lëvizjeve brenda Britanisë nga viti 1998 deri në 1999 është jetik”, theksoi ndër tjera ajo.

Thotë se babai i saj ka probleme shëndetësore me zemër, dhe se në vitin 2021 kishte pësuar sulm në zemër si dhe ka pësuar arrest kardiak.

Gjithashtu lexoni:

Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd

Haxhiu: Nexhmije Pagarusha, zëri i artë që frymëzoi breza të tërë

AUV fillon kontrollet emergjente pas dyshimeve për helmime në Prishtinë dhe Han të Elezit

William Walker: Deklarata e ministres serbe tregon që ajo është një kriminele e sinqertë lufte

Maqedonci takon atasheun çek të mbrojtjes, e falënderon për bashkëpunimin

Kosova News 28/04/2024 28/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
broken clouds
27° _ 27°
66%
8 km/h
Thu
31 °C
Fri
32 °C
Sat
38 °C
Sun
36 °C

Lajmet e Fundit

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit
23:14 -15/07/2026
Kearns: Deklaratat e Paunoviqit, njollë për Qeverinë e Serbisë
21:27 -15/07/2026
Rashiqi dënon deklaratat e Paunoviqit: Gjuha e urrejtjes vazhdon në Beograd
20:48 -15/07/2026
Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare
20:24 -15/07/2026
Abdixhiku: I kam pezulluar angazhimet për formimin e institucioneve, to të nisin përgatitjet për Kuvendin e LDK-së
20:15 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?