KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nagavci: Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK, një rast për të shënuar vlerën dhe kontributin e vajzave në shoqëri
Arsim

Nagavci: Dita Ndërkombëtare e Vajzave në TIK, një rast për të shënuar vlerën dhe kontributin e vajzave në shoqëri

Kosova News
Kosova News 19:01 -25/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në Teknologjinë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK), ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci ka marrë pjesë në Konferencën me temën “Udhëheqja në karrierën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM)”, që është mbajtur në ambientet e Universitetit Amerikan në Kosovë (AUK).

Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Vajzave në TIK është të inkurajoj dhe të ndërgjegjësoj vajzat dhe gratë për mundësitë dhe sfidat në fushën e teknologjisë dhe komunikimit.

Ministrja Nagavci me këtë rast ka thënë se, Dita ndërkombëtare e Vajzave në TIK është një rast për të shënuar vlerën dhe kontributin e vajzave në shoqëri, e cila shërben për të rikujtuar përgjegjësinë tonë për të siguruar një mjedis, ku vajzat mund të zhvillojnë potencialin e plotë dhe të kontribuojnë në përparimin e shoqërisë.

Nagavci ka bërë të ditur se, si ministre e Arsimit, është e përkushtuar në adresimin e duhur të çështjeve gjinore dhe gjithëpërfshirjes, ndërsa bëri të ditur se, barazia gjinore është pjesë e kurrikulave arsimore, legjislacionit, strategjive dhe programeve, gjithnjë bazuar në politikat nacionale dhe legjislacionin në fuqi, në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat  e Njeriut dhe konventa të tjera të cilat garantojnë të drejta ta barabarta për të dy gjinitë.

Ndër të tjera, ministrja Nagavci ka thënë se, jemi aktivisht të përfshirë në promovimin dhe ndërmarrjen e veprimeve për sigurimin e zbatimit të Konventës së Stambollit, kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, ndërsa vlen të theksohet përkushtimi për zbatimin e standardeve për tekste shkollore, ku një nga standardet e përgjithshme është barazia gjinore.

Në fund, Ministrja Nagavci përmendi Konferencën STEMinists’24 e cila për të dytin vit me radhë organizohet nga MAShTI dhe ka për qëllim rrjetëzimin e vajzave/grave në këto fusha, promovimin e fushave STEM në të gjitha nivelet e arsimit, si dhe krijimin e mundësive për punë praktike e zhvillim profesional.

Për rëndësinë e shënimit të kësaj dite kanë folur edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, drejtoresha Ekzekutive e IPKO Foundation, Abetare Gojani dhe kordinatorja e Projektit STEM, Venera Demukaj.

Gjithashtu lexoni:

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Kosova News 25/04/2024 25/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?