KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Filmi “Rrugës” e rikthen Kosovën në Festivalin e Cannes
Kulturë

Filmi “Rrugës” e rikthen Kosovën në Festivalin e Cannes

Kosova News
Kosova News 09:53 -24/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Filmi “Rrugës” e rikthen Kosovën në njërin prej festivaleve më të mëdha të filmit në botë.

Është pikërisht Samir Karahoda që e përsërit një sukses si ky pasi me “Pa Vend” shkroi histori më 2021, kur për herë të parë një film vendor u fut në garë zyrtare në Festivalin e Filmit në Cannes.

Ndërsa tani, filmi “Rrugës” konkurron për “Palmën e Artë” në kategorinë e filmave të shkurtër dhe është përzgjedhur në mesin e 4 mijë e 400 filmave nga të katër anët e botës.

Lajmin e ka bërë të ditur para pak minutash producenti i filmit Eroll Bilibani.

Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit në Cannes mbahet prej 14 deri më 25 maj. Kosova, sipas njoftimit, konkurron 10 shtete të tjera në këtë kategori.

Edicioni i 77-të i Festivalit të Filmit në Cannes mbahet prej 14 deri më 25 maj. Kosova, sipas njoftimit, konkurron 10 shtete të tjera në këtë kategori.

Filmi “Rrugës” sjell tregimin e një babai dhe djalit të tij në rrugën e tyre për në aeroport për të marrë një dhuratë të ardhur nga jashtë, e dërguar nga kumbari i djalit. Derisa përballen me pengesa burokratike dhe një perspektivë të pakëndshme për ndryshime reale politike dhe sociale në vendin e tyre, ata gjejnë ngushëllim dhe forcë në optimizmin e tyre të përbashkët për të ardhmen.

“Nga 4.420 filma, ‘Rrugës’ është përzgjedhur mes 11 filmave të shkurtër nga 11 shtete që do të prezantohen këtë vit në konkurrencë. Kosova, Azerbajxhani, Brazili, Bullgaria, Kanadaja, Kina, Kroacia, Franca, Lituania, Portugalia dhe Shtetet e Bashkuara. ‘Palma e Artë’ për filmin e shkurtër do të jepet nga juria e kryesuar nga Lubna Azabal, të shtunën, më 25 maj, gjatë ceremonisë së mbylljes së Festivalit të 77-të të Kanës”, shkruhet në njoftimin e Bilibanit.

“Rrugës” është shkruar “nga Samir Karahoda dhe djali i tij Mironi, duke integruar tregime personale dhe elemente autobiografike, që pasqyrojnë shqetësimet e tyre për të ardhmen e vendit.  Gjatë këtij udhëtimi të shkurtër, udhëtimi i tyre bëhet një eksplorim i lidhjes së tyre mes sfidave shoqërore dhe pasigurisë që ata kanë në atdheun e tyre”.

Në rolet kryesore paraqiten Ylber Mehmeti dhe Miron Karahoda. Samir Karahoda përveç regjisë dhe skenarit, gjithashtu ishte edhe drejtor i fotografisë. Filmin e montoi me mjeshtëri Enis Saraçi.

Është produksion i ‘SK Pictures’ me producentë Eroll Bilibani dhe Samir Karahoda, mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Televizioni Kulturor Evropian ‘ARTE’ dhe Televizioni Finlandez ‘Yle’.

Gjithashtu lexoni:

Kurti përkujton dy figura të mëdha të kulturës shqiptare

Mbyllet Panairi i Librit “Prishtina 2025”

Nata e dytë e Beerfest Kosova 2025 pritet të ndez atmosferën në Prishtinë

Nesër mbahet koncerti i Shkodrës Elektronike në Prishtinë, shënohet hapja e festivalit FemArt

Zëri i kulturës kosovare dëgjohet në botë, kori “Siparantum” renditet në Top-20 koret më të mirë të botës

Kosova News 24/04/2024 24/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
79%
2 km/h
Wed
28 °C
Thu
30 °C
Fri
29 °C
Sat
26 °C
Sun
24 °C

Lajmet e Fundit

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë
16:31 -18/06/2025
Shtrenjtimi i naftës në Kosovë, flet ministrja Hajdari
16:25 -18/06/2025
Lëshohet urdhërarrest vendor e ndërkombëtar ndaj kryeterroristit Radoiçiq
16:11 -18/06/2025
A do të ketë LVV kandidat për kryetar në komunën e Skenderajt?
16:02 -18/06/2025
Osmani: Aleanca me ShBA, BE dhe NATO është në ADN-në tonë
15:50 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?