KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pasuria e liderëve opozitarë
Politikë

Pasuria e liderëve opozitarë

Kosova News
Kosova News 13:57 -20/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lumir Abdixhiku, Memli Krasniqi, Ramush Haradinaj

Memli Krasniqi kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Ramush Haradinaj kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë deklaruar pasurinë për vitin që shkoi, sipas publikimeve të deklarimeve të pasurisë të shtunën nga Agjencia Kundër Korrupsionit.

Memli Krasniqi – PDK

Si pasuri të paluajtshme, Krasniqi ka deklaruar një banesë me vlerë 120 mijë, të cilën thotë se e ka ndërruar me banesën paraprake. Ka një shtëpi të përbashkët me bashkëshorten, e cila ka vlerën 180 mijë euro. Shtëpia, sipas deklarimit të Krasniqit, është blerë me kredi, kursime dhe kontribut familjar.

Pasuri të luajtshme e ka deklaruar një veturë të në emër të bashkëshortes, të cilën thotë se e ka blerë me kredi. Vetura kap vlerën e 21 mijë eurove. Gjithashtu, ka deklaruar një bibliotekë (14 mijë euro) dhe një vepër arti (8 mijë euro), që janë në pronësi të përbashkët.

Kryetari i PDK-së posedon edhe numër të madh kriptovalutash. Ka Bitcoin që vlerën aktualee ka 65 mijë euro, Ether me vlerë 3.300 euro, Binance Coin me 560 euro e të tjera kriptovaluta me vlerë modeste. Krasniqi posedon edhe NFT (non-fungible toke).

Si para të gatshme në bankë, Krasniqi ka deklaruar se i ka 3.394.37 euro. Bashkëshortja e tij ka 32.657.32 euro në bankë.

Është në kredi prej 65 mijë eurosh për blerjen e shtëpisë. 30 mijë euro të tjera kredi, kryetari i PDK-së i ka deklaruar për rinovimin e shtëpisë.

Të ardhurat vjetore të Krasniqi janë afro 19 mijë euro nga Kuvendi i Kosovës. Si kryetar i PDK-së, nuk merr para. Bashkëshortja e tij ndërkohë ka afro mbi 15 mijë euro të ardhura vjetore. Si trashëgimi të pronës familjare, kryetari i partisë kryesore opozitare ka deklaruar 50 mijë euro.

KËTU mund ta shihni pasurinë e Krasniqit

Lumir Abdixhiku – LDK

Abdixhiku ka deklaruar një shtëpi me vlerë 200 mijë euro në emër të përbashkët me bashkëshorten. Thotë se e ka blerë me kredi dhe kursime. Ka edhe një shtëpi të trashëguar në emër të tij me vlerë 150 mijë euro, dhe po ashtu një tok të trashëguar me vlerë 90 mijë euro. Në vitin që shkoi, ka shtuar edhe një banesë me vlerë 260 mijë euro në emër të përbashkët me bashkëshorten, të cilën thotë se e ka blerë me kredi.

Ka deklaruar një veturë Mercedes me vlerë 25 mijë euro.

Abdixhiku i ka deklaruar 6700 euro para të gatshme në bankë, ndërsa bashkëshortja 876 euro.

Ka overdraft prej 2 mijë eurosh në emër të tij, ndërsa 32.500 euro është kredia në emër të bashkëshortes për rinovim të shtëpisë, sipas deklarimit të kryetarit të LDK-së. Thotë se është në kredi prej 126 mijë eurosh së bashku me bashkëshorten për blerjen e banesës.

Abdixihiku ka thënë se merr të ardhura vjetore 19.017 euro nga Kuvendi dhe 24 mijë euro nga kolegji “Riinvest” ku punon si ligjërues. S’merr pagë si kryetar i LDK-së. Bashkëshortja e tij ka afro 14 mijë euro të ardhura vjetore.

KËTU mund ta shihni pasurinë e Abdixhikut

Ramush Haradinaj – AAK

Haradinaj ka konsiderueshëm pasuri të paluajtshme. Ka deklaruar një shtëpi me vlerë 300 mijë euro, një shtëpi tjetër me vlerë 270 mijë euro në emër të përbashkët me bashkëshorten, një tokë me vlerë 75 mijë euro, një truall me vlerë 27.300 euro, një shtëpi me vlerë 202 mijë euro, një shtëpi me vlerë 340 mijë euro, një vilë me vlerë 120 mijë në emër të përbashkët, një shtëpi me vlerë 202 mijë euro dhe një shtëpi tjetër me vlerë 340 mijë euro. Vetëm dy nga këto pasuri, kryetari i AAK-së ka deklaruar se i ka blerë me kredi.

Ka deklaruar një veturë BMW me vlerë 8 mijë euro dhe një Cadillac me vlerë 19 mijë euro.

Haradinaj 50 për qind të aksioneve në shoqërinë tregtare “HCC sh.p.k”, dhe 50 për qind të tjera në emër të përbashkët.

Si para të gatshme, Haradinaj i ka deklaruar 16.180 euro që vijnë nga qiraja dhe paga. 58.882 para të gatshme janë deklaruar të bashkëshortes së tij.

Thotë se është në kredi 180 mijë euro.

Si deputet i Kuvendit, Haradinaj merr 20.489.52 euro të ardhura vjetore, 2.700 euro si invalid i luftës, 48 mijë euro nga qiraja e shtëpisë, 30 mijë euro nga qiraja e një tjetër shtëpie. Bashkëshortja e tij ka 48 mijë euro të ardhura vjetore përmes qirasë së një shtëpie, 16.900 euro nga një projekt dhe 15.808 euro nga një tjetër projekt. 50 mijë euro, bashkëshortja e Haradinajt i ka marrë huazim nga kompania “HCC”, në të cilën bashkë me kryetarin e AAK-së janë pronarë. 

KËTU mund ta shihni pasurinë e Haradinajt

Pasuria e liderëve shtetërorë

Gjithashtu lexoni:

Kurti në Kongresin e BSPK-së: Paga minimale është rritur në 500 euro, po forcojmë mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve

Paraburgoset i mituri nga Ferizaj, gjykata jep detaje të reja: Ishte me rroba ushtarake dhe i maskuar, në befasi sulmoi …

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kosova News 20/04/2024 20/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?