KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lista Serbe për arrestimin e Sofrinijeviqit: Qëllimi i Kurtit, dëbimi i serbëve nga veriu
Politikë

Lista Serbe për arrestimin e Sofrinijeviqit: Qëllimi i Kurtit, dëbimi i serbëve nga veriu

Kosova News
Kosova News 16:41 -13/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Lista Serbe ka thënë se qëllimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është që t’i dëbojë të gjithë serbët nga veriu, pas arrestimit të Srecko Sofronijeviqit në pikën kufitare në Bërnjak të shtunën.

Sofronijeviq është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës për “prishje të rendit kushtetues”. Ai ishte plagosur gjatë trazirave të vitit 2021 në veri.

Arrestohet një serb në Bërnjak për “prishje të rendit kushtetues të Kosovës”

Lista Serbe ka thënë se arrestimit i Sofronijeviqit është vazhdim i terrorit të “regjimit të Prishtinës mbi popullin serb”.

“Arrestimi i sotëm i bashkëqytetarit tonë Srecko Sofronijeviq nga policët e Kurtit teksa bashkë me bashkëshorten e tij ishin nisur për në Serbinë qendrore në vendkalimin administrativ Bërnjak, është vazhdim i terrorit të regjimit në Prishtinë mbi popullin tonë, por edhe për Sofronijeviqin dhe familjen e tij. Si kujtim, Sofronijeviq u qëllua në shpinë dhe u plagos rëndë nga policia e Kurtit më 13 tetor 2021 në afërsi të shtëpisë së tij, ndërsa po përpiqej të fshihte dhe mbronte fëmijën nga zjarri i forcave speciale të Kurtit.  Akuza për sulm ndaj rendit kushtetues është, kujtojmë, pjesë e planit të Albin Kurtit për të dëbuar të gjithë serbët nga veriu i Kosovës. Në atë listë arrestimi për prishje të rendit kushtetues janë mbi 80 persona, disa prej tyre janë mjekë, biznesmenë, përfaqësues politikë të popullit serb, drejtorë të institucioneve dhe institucioneve publike”, thuhet në reagimin e tyre.

Partia më e madhe serbe në Kosovë e ka cilësuar arrestimin e Sofronijeviqit si “të pabazë” dhe “arbitrar”. Madje, ata thonë se Sofronijeviqi u arrestuar veç pse është serb, ndërsa vunë në pikëpyetje aspiratat e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Për ta bërë paradoksin më të madh, në vend që sot familja e Srecko Sofronijeviqit dhe vetë ai të shikojnë se si po arrestohet ai që për pak sa nuk e vrau Sofronijeviqin në tetor 2021, ata sot po shikojnë sesi Sofronijeviqi arrestohet në mënyrë të paarsyeshme për një nga krimet më të rënda. Pyesim nëse ky arrestim është vazhdimësi e represionit të regjimit të Albin Kurtit përmes arrestimeve të pabaza dhe arbitrare siç e kemi parë muaj më parë dhe nëse praktika e arrestimeve të pabaza është standard i rekomanduar nga Prishtina për anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare, e veçanërisht në Këshilli të Europës. Ku tjetër në Evropë arrestohen njerëzit për shkak të përkatësisë së tyre etnike?”, vijon reagimi i Listës Serbe.

Lista Serbe u ka bërë thirrje përfaqësuesve ndërkombëtarë, para së gjithash vendeve të QUINT-it, por edhe EULEX-it, Bashkimit Evropian dhe UNMIK-ut “që të reagojnë urgjentisht dhe të parandalojnë shtypjen e Sofronijeviqit dhe qytetarëve tanë në përgjithësi, dhe të mundësojnë lirimin e tij dhe të drejtën për t’u mbrojtur nga akuzat e rreme”.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Kosova News 13/04/2024 13/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
76%
1 km/h
Sun
33 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C
Thu
33 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?