Një serb me inicialet S.S. është arrestuar të shtunën në pikën kufitare të Bërnjakut për “prishje të rendit kushtetues të Kosovës”, ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Ai u arrestua rreth mesditës, rrugës për në Serbi. Është duke u marrë në pyetje, ndërsa Elshani nuk dhënë detaje të tjera.
Siç raporton KoSSev, bëhet fjalë për një serb i cili u plagos me armë në vjeshtën e vitit 2021 gjatë aksionit të njësive speciale të Kosovës në veri.
Autoritetet serbe akuzuan Policinë e Kosovës “për plagosje të pajustifikuar”. Por institucionet e Kosovës kishin thënë se nuk ishte e qartë se nga cila anë kishte ardhur plumbi.