KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Deputeti Gola flet për projektligjin për tekste shkollore
ArsimPolitikë

Deputeti Gola flet për projektligjin për tekste shkollore

Kosova News
Kosova News 12:31 -12/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Deputeti i Vetëvendosjes, njëkohësisht nënkryetari i Komisionit për Arsim, Ardian Gola, ka thënë se janë duke e pritur përgjigjen zyrtare nga administrata e Kuvendit, për ta vërtetuar nëse ka pasur kuorum për kalimin e Projektligjit për tekste shkollore apo jo.

Opozita e bojkoton mbledhjen e komisionit për Projektligjin për tekste shkollore

Në një prononcim për media pas mbledhjes së këtij Komisioni, Gola tha se nuk kanë autoritet t’i ndalin procedurat, përkundër dyshimeve të opozitës dhe disa deputetëve të pozitës, të cilët thonë se nuk ka pasur kuorum në momentin kur është votuar në Kuvendin e Kosovës.

“Lidhur me dilemën e ngritur përsa i përket numrit të votave, asgjë të pazakontë nuk ka se si po procedohet ky projektligj. Komisioni për Arsim nuk ka autoritet për ta ndalë procedurën automatike, e cila fillon në momentin kur nga kryetari i Kuvendit kemi një vendim i cili i detyrion komisionet, në këtë rast komisionin për Arsim, për të vazhdfuar tutje në shqyrtimin tutje nen për nen të këtij projektligji”, tha ai.

Ai tha se nuk mund të dilet në asnjë përfundim përderisa nuk ka përgjigje zyrtare nga administrata e Kuvendit.

“Nëse ka diçka kontestuese ashtu si po ngritet nga opozita, është komisioni për legjislacion, për mandate edhe për rregullore që ka për obligim dhe mandat për me interpretu nëse është shkelë rregullorja apo jo. Ne si komision nuk guxojmë të ndalim automatizimin e kësaj procedure, por duhet të procedojmë përputhje me obligimet që vijnë nga seancat plenare, nga përfundimet që vijnë nga kryetari që reflektojnë seancën. Nuk guxojmë të prejudikojmë kurrfarë epilogu në ankesat e ngritur, nuk jemi adresa e duhur për t’i adresuar ato. Është kabineti i kryetarit dhe administrata”, tha ai.

Edhe pse tashmë ekzistojnë dyshime të bazuara mirë se ky projektligj nuk i ka pasur votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës, ekzekutivi vazhdon të mos marrë hapa në sqarimin e kësaj çështjeje.

Këto dyshime janë ngritur fillimisht nga vetë disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, e pastaj edhe nga të opozitës, të cilët thonë se në ditën kur u votua për projektligjin në fjalë, nuk ka pasur kuorum.

Deputetët e opozitës e kanë akuzuar rëndë pushtetin, duke thënë se projektligji për tekste shkollore është kontrabanduar.

Sipas tyre, në votim nuk kanë marrë pjesë mbi 60 deputetë, por saktësisht 60 e që nënkupton se nuk ka pasur kuorum për votimin e projektligjit.

Disa deputetë kanë bërë kërkesë te sekretariati i Kuvendit për të parë se a kanë qenë votat e mjaftueshme për kalimin e projektligjit, por për një gjë të tillë ende nuk kanë marrë përgjigje zyrtare.

Gjithashtu lexoni:

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian

Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Kosova News 12/04/2024 12/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE
12:01 -09/07/2026
Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar
11:42 -09/07/2026
Nis mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti do t’i jepet Danimarkës për të burgosurit
11:23 -09/07/2026
Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?