KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bayerni dështon, Bayeri sigurt drejt titullit të kampionit në Bundesligë
Sport

Bayerni dështon, Bayeri sigurt drejt titullit të kampionit në Bundesligë

Kosova News
Kosova News 19:42 -06/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Skuadra e Bayern Munichut u dha një tjetër tronditje tifozëve të vet, pasi pësoi humbje nga Heidenheim, me rezultat 3:2, në xhiron e 28-të të Bundesligës. Bavarezët kishin dy gola epërsi në pushim, por pësuan tre gola në pjesën e dytë, duke ia bërë edhe më të lehtë rrugën drejt titullit të kampionit, Bayer Leverkusenit.

Harry Kane dhe Serge Gnabry shënuan për Bayernin në pjesën e parë, por më pas vendësit arritën të bëjnë një kthesë të jashtëzakonshme, me një gol të Sessa dhe dy të tjerë nga Kleindenst.

Kësisoj, djelmoshat e Thomas Tuchel heqin dorë përfundimisht nga gara për titull, i cili me gjasë do t’i takojë Bayer Leverkusenit për herë të parë në histori.

“Farmacistët” e Xabi Alonsos festuan me rezultat minimal 1:0 te Union Berlin dhe tashmë kanë 16 pikë epërsi ndaj konkurrentit të vetëm për fronin. Shënues i golit të fitores ishte Florian Wirtz, i cili shënoi me saktësi një penallti në sekondat e fundit të pjesës së parë.

Në ndeshjet e tjera të ditës së sotme, RB Leipzig fitoi bindshëm 1:4 si mysafir ndaj Freiburgut , Mainz shënoi fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë dhe mundi Darmstadt, me rezultat bindës 4:0, ndërsa Bochum edhe pse ishte në epërsi 1:0 si mysafir ndaj Këlnit, në fund nikoqirët arritën të bënin një kthesë të madhe në dy minutat e fundit dhe festuan me rezultat 2:1.

Gjithashtu lexoni:

Ballkani kalon në raundin e dytë të Ligës së Konferencës

Arsenali bëhet me sulmues të ri – transferimi i tij u mbyll për 40 milionë euro

Argjentina e mposht Anglinë dhe siguron finalen e Botëorit

Angli – Argjentinë, formacionet zyrtare

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit

Kosova News 06/04/2024 06/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
31°C
Pristina
scattered clouds
31° _ 31°
40%
2 km/h
Fri
30 °C
Sat
37 °C
Sun
36 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C

Lajmet e Fundit

Dyshime për përqendrimin e 40 mijë eurove të granteve në tri organizata të lidhura me Kolegjin Heimerer, kërkohet rishqyrtim nga Komuna e Prishtinës
17:02 -17/07/2026
Snezhana Paunoviq ishte pjesë e strukturave paralele të Serbisë në Kosovë, në vitin 2018 ajo mbante poziten e u.d. Drejtoreshës së Institucionit Farmaceutik në Pejë
16:43 -17/07/2026
Dorëzohen prokurorët dhe gjyqtarët serbë në veri, pas 4 vitesh  tërheqin dorëheqjet dhe kërkojnë rikthim në vendin e punës
15:44 -17/07/2026
Zhvillimi i garave automobilistike mbyllet segmenti rrugor Brezovicë-Prevallë
15:35 -17/07/2026
Sveçla kërkon përgjegjësi për projektin e Rrugës A: Hetimet duhet të shkojnë te burimi i problemit
15:08 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?