KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Zjarri në depon e barnave, dyshohet se rryma mund të jetë shkaktar
Siguri

​Zjarri në depon e barnave, dyshohet se rryma mund të jetë shkaktar

Kosova News
Kosova News 15:17 -05/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot rreth orës 09:30 të mëngjesit depoja e barnave “Koslabor” në magjistralen Prishtinë-Ferizaj është përfshirë nga zjarri.

Bazuar në të dhënat e deritanishme nuk ka të lënduar dhe se janë shkaktuar vetëm dëme materiale, kurse shkaktari i zjarrit ende nuk dihet.

Vëllai i pronarit të këtij objekti, Shefki Mehmeti, për media ka deklaruar se qiramarrësit kanë thënë që shkaktar mund të jetë rryma. E sipas tij, vlera e dëmit material të objektit është milionëshe.

“Nuk dihet ende, por qiramarrësit po thonë që nga rryma. Objekti është milionësh, ndërsa për material nuk e di, është një shumë e madhe sepse ka qenë i stërngarkuar… Ka pas njerëz brenda po për fat nuk ka asnjë të lënduar” ka thënë Mehmeti, raporton KosovaPress.

Ndërsa, shefi i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi ka shtuar se pjesa mbrapa objektit ka qenë e përfshirë nga zjarri dhe gjasat ishin të vogla që të parandalohej, por synimi i zjarrfikësve ishte që të mos lihet zjarri të përhapet në dy objektet përreth saj.

Ai theksoi se fabrika nuk ka pasur masa për mbrojtje nga zjarri.

“Rreth orës 09:54 jemi informuar për zjarrin. Ka edhe pajisje mjekësore për të cilat ne nuk e dimë çfarë lënde është djegëse apo jo. Kur kemi ardhur, krejt pjesa mbrapa ka qenë e përfshirë nga zjarri, faza e zhvillimit ishte tepër e lartë dhe gjasat shumë të vogla për të parandaluar zjarrin. E gjithë puna është bërë që të mos të lihet zjarri të përhapet në dy objektet përreth saj. Siç po shihet, fare nuk ka masa për mbrojtje nga zjarri”, ka shtuar Gashi.

Përfshihet nga zjarri një objekt në Çagllavicë

Gjithashtu lexoni:

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

AUV demanton VITEN dhe mediat e Devollëve: në analiza është gjetur vaj palme dhe qumësht pluhur në produkte të deklaruara si qumësht nga VITA

Ministri Xhelal Sveçla shpall persona non grata drejtorin e Telekomit të Serbisë, Vladimir Luçiq

Policia gjen veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset në Mitrovicë të Veriut

Kosova News 05/04/2024 05/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?