Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt në Çaglavicë, mëngjësin e sotëm.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë ka thënë se bazuar në të dhënat e deritanishme nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfikësit dhe policia të cilët po merren me rastin”, ka theksuar Ahmeti.
Akoma nuk dihet shkaktari dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti.
Sipas informacioneve të para, njësitë përkatëse tashmë kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Raportohet se objekti në fjalë është depo farmaceutike.



