KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ministrja Haxhiu thotë se ka filluar zbatimi i Urdhrit ndalues për pasurinë e paluajtshme të Radoiçiqit
Siguri

Ministrja Haxhiu thotë se ka filluar zbatimi i Urdhrit ndalues për pasurinë e paluajtshme të Radoiçiqit

Kosova News
Kosova News 16:40 -03/04/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se ka nisur zbatimi i Urdhrit Ndalues me masë të përkohshme për pasurinë e paluajtshme për rastin Banjska.

Ajo ka shkruar në Facebook të mërkurën se nëpërmjet Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar, ka nisur identifikimi i pasurive të përmendura, përfshirë vilën që u tha se i takonte Milan Radoiçiqit, prijës i sulmit në Banjskë të Zveçanit.

“Agjencia ka filluar identifikimin e pasurive të përmendura në Urdhrin e sipërpërmendur, duke përfshirë edhe vilën e cila konsiderohej të ketë qenë e kryekriminelit, Milan Radojiçiq tek Liqeni i Ujmanit në Zubin Potok dhe pasuritë e tjera, në përputhje me Ligjin për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar, si dhe me Urdhrin e Gjykatës”, ka deklaruar Haxhiu.

Vitin e kaluar, Policia e Kosovës pati kryer bastisje në vilën e Radoiçiqit në Liqenin e Ujmanit, duke i sekuestruar disa automjete, një barkë, pllaka antiplumb, rreth 5 kilogramë argjend dhe një numër pajisjesh elektronike.

Ishte propozuar që vila e Radoiçiqit të shfrytëzohet si bazë e Policisë së Kosovës në veri.

Gjithashtu lexoni:

Takimi Kurti–Osmani: Synohet konstituimi i Kuvendit në frymën e kompromisit

Leverkuseni transferon qendërmbrojtësin e ri anglez

Kurti pas takimit me Presidenten: Do të bëjmë çmos që Kuvendi të konstituohet në fund të korrikut

KFOR-i njofton se ushtarë shqiptarë e austriakë janë dislokuar në Kosovë, zëvendësojnë njësitë bullgare dhe greke

Dy orë nga takimi Osmani–Kurti, ende pa detaje

Kosova News 03/04/2024 03/04/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
19° _ 17°
64%
2 km/h
Wed
32 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Rrëfime për 2 korrikun: Kthesa e madhe historike për Kosovën
13:17 -02/07/2025
“S’ka më peshq në det” – Reportazhi i AFP për efektet e ngrohjes globale në Shqipëri
13:07 -02/07/2025
Takimi Kurti–Osmani: Synohet konstituimi i Kuvendit në frymën e kompromisit
13:00 -02/07/2025
Leverkuseni transferon qendërmbrojtësin e ri anglez
12:58 -02/07/2025
Gjermania dhe Britania do të nënshkruajnë një traktat mbrojtjeje të ndërsjellë
12:36 -02/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?