Policia e Kosovës njofton se janë ndaluar dy serbë, të cilët po kalonin ilegalisht kufirin nga Kosova për në Serbi.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur në Koshuticë të Leposaviqit, të hënën rreth orës 05:00.
Rasti është iniciuar si “Kalim i paautorizuar i kufirit”.
“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj serb pasi të njëjtit janë takuar duke kaluar kufirin ilegalisht nga Kosova për në Serbi duke shfrytëzuar rrugët dytësore. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.


