KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti kujton 28 marsin e vitit 1989: Populli dhe shteti i Kosovës nuk harrojnë dhe nuk falin, andaj i kujtojmë në përvjetore dhe për çdo ditë
Lajme

Kurti kujton 28 marsin e vitit 1989: Populli dhe shteti i Kosovës nuk harrojnë dhe nuk falin, andaj i kujtojmë në përvjetore dhe për çdo ditë

Kosova News
Kosova News 23:42 -28/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka kujtuar 28 marsin e vitit 1989-tës.

Kurti është shprehur se Serbisë nuk ia harrojmë krimet dhe nuk ia falim, sipas tij kjo është arsyeja përse i kujtojmë në përvjetor.

“Por populli dhe shteti i Kosovës nuk harrojnë dhe nuk falin. Andaj i kujtojmë në përvjetore dhe për çdo ditë, për ta freskuar kujtesën tonë kolektive, për ta kultivuar lidhjen mes politikës dhe historisë dhe për t’i mbajtur aktive akuzat ndaj shtetit të Serbisë për fajet dhe përgjegjësitë e saj për gjithë çfarë ka bërë në Kosovë!”, ka shkruar Kurti.

Postimi i plotë:

35 vite më parë, më 28 mars 1989, pushteti i Serbisë i miratoi disa ndryshime kushtetuese me të cilat i dha vetes arbitrarisht kompetenca shtesë mbi Kosovën dhe Vojvodinën, dy krahinat që deri atëherë ishin të barabarta mes tetë njësive përbërëse federale të ish Jugosllavisë. Këto ndryshime ishin në kundërshtim flagrant me Kushtetutën e Kosovës dhe atë të Vojvodinës, sikur edhe me Kushtetutën e Jugosllavisë.

Vetëm pesë ditë më parë, më 23 mars 1989, regjimi shtypës i Millosheviqit që po forcohej në Beograd mbi kurrizin e popujve të tjerë, ia suprimoi autonominë Kosovës. Kjo ndodhi nën masa të dhunës policore të aprovuara nga Serbia tre javë më herët, më 1 mars 1989, kur kishte vendosur gjendje shtetrrethimi në Kosovë. Pesë muaj pas ndryshimeve kushtetuese, konkretisht më 28 shtator 1989, Kuvendi i Republikës Socialiste të Serbisë e miratoi një kushtetutë të re, me të cilën Kosovën dhe Vojvodinën i degradoi në njësi territoriale regjionale të Serbisë. Në Kushtetutën e Serbisë, Kosova u quajt me emrin “Kosova dhe Metohija”, kurse Serbia i përvetësoi pronat dhe pasuritë shoqërore të Kosovës duke e shpallur Serbinë si pronare të tyre.

Këtë pozicion arbitrar ekspanzionist dhe hegjemon konstitucional ndaj Kosovës, Serbia e ka ruajtur deri sot në kushtetutën e saj. Viti 1989 vijon të jetë thelbi i Serbisë shtetërore që nga atëherë e deri tash 35 vjet më vonë. Ndryshimet kushtetuese dhe kushtetutat e reja të imponuara dhunshëm dhe nën regjim policor nga Serbia më 1989, ishin faza për justifikimin dhe legjitimimin e pushtimit të Kosovës nga Serbia. Në dy vitet pasuese, përgjatë 1990 dhe 1991, Serbia e instaloi një regjim apartheidi me politika segregacioni në Kosovë, duke i përjashtuar shqiptarët e Kosovës nga vendet e punës dhe sfera publike, duke i diskriminuar, persekutuar, burgosur, helmuar dhe vrarë.

Nga vitit 1989 deri më 1999, mbi shqiptarët në Kosovë shteti i Serbisë ekzekutoi politika apartheidi dhe shtypi të drejtat dhe liritë e njeriut; burgosi arbitrarisht dhe dënoi me gjyqe politike; përndoqi, arrestoi dhe torturoi mijëra njerëz; i shkatërroi pasuritë natyrore dhe asetet ekonomike të Kosovës; helmoi nxënësit; mbylli shkolla dhe përjashtoi studentët e profesorët shqiptarë nga universiteti; ndaloi kulturën shqiptare e gjuhën shqipe; mbylli mediat dhe e shtypi mendimin e lirë dhe manifestimin publik të ideve politike; vrau, masakroi dhe zhduku me dhunë mijëra njerëz; plaçkiti, shkatërroi dhe djegu pasuri private dhe publike; dhunoi dhe torturoi civilë të paarmatosur dhe të pafajshëm; dëboi dhe depërtoi qindra mijëra njerëz; mori pengje dhe burgosi njerëz politikisht; kreu gjenocid dhe bëri çmos për ta fshehur atë bashkë me krimet e luftës duke i fshehur kufomat e të vrarëve dhe duke i zhdukur gjurmët dhe dëshmitë.

Por populli dhe shteti i Kosovës nuk harrojnë dhe nuk falin. Andaj i kujtojmë në përvjetore dhe për çdo ditë, për ta freskuar kujtesën tonë kolektive, për ta kultivuar lidhjen mes politikës dhe historisë dhe për t’i mbajtur aktive akuzat ndaj shtetit të Serbisë për fajet dhe përgjegjësitë e saj për gjithë çfarë ka bërë në Kosovë!

Duke i kujtuar ngjarjet në të kaluarën, për t’i sqaruar pozicionet në të tashmen dhe drejtuar qëllimet në të ardhmen politike të Kosovës!

Gjithashtu lexoni:

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë

Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë

Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve

Prokuroria ndalon edhe dy të dyshuar në rastin “Pastrimi”, hetohen për krim të organizuar dhe kontrabandë

Kosova News 28/03/2024 28/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre
11:13 -15/07/2026
Basha inspekton punimet në rrugën Kijevë–Zahaq: Brenda shtatë ditësh pritet të hiqet pengesa tek ura e Dollcit
10:56 -15/07/2026
Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për vrasjen në Zllakuqan pas mosmarrëveshjes së fëmijëve
10:07 -15/07/2026
Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?