KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » SBASHK-u paralajmëron protestë
Arsim

SBASHK-u paralajmëron protestë

Kosova News
Kosova News 08:47 -28/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka deklaruar se nëse Qeveria nuk merret me kërkesat dhe shqetësimet e paraqitura nga kjo sindikatë, do ndërmerren veprime sindikale. Ka paralajmëruar se më 1 maj mund të ketë protestë me numër të kufizuar.

Jasharaj bëri të ditur se ky vendim erdhi nga takimet me përfaqësues të sindikatës në nivele komunale dhe ato të universiteteve.

“Për ta mbajtur anëtarësinë e informuar ne mbajmë takime të rregullta me kryetarët e niveleve komunale dhe universiteteve të cilët janë përfaqësues tonë që nga çerdhet deri në universitet dhe debatojmë për çështjet të cilat janë kërkesa e shqetësime të anëtarësisë. Në mbledhjen e fundit që e mbajtëm online, e konsideruar mbledhje pak më e jashtëzakonshme, kryetarët raportuan se janë shtuar pakënaqësitë në anëtarësi”, ka thënë Jasharaj.

Ai renditi disa arsye të pakënaqësive të cilat mund të dërgojnë nga protesta deri në grevë.

“E këto pakënaqësi lidhen goxha shumë me ligjin për pagat, sepse kishim një pjesë goxha mirë të punëtorëve të arsimit që ishin të pakënaqur me vetë ligjin dhe ato që u solli ligji e pakënaqësia u shtua shumë me vendimin e pakonsultuar të qeverisë Kurti, ngritjen ironike të koeficientit nga 105 në 110 euro, lëvizje kjo që i shtoi pakënaqësitë te anëtarësia ngase kemi lëvizje ironike për vetëm 28 euro ne kishim kërkuar me shkresa së paku 130 euro. Jo për t’u bërë të pasur punëtorët e arsimit, por të përballen më lehtë me kërkesat e kohës dhe çmimet që vazhdimisht po ngrihen. Këto pakënaqësi janë prezente për shkak se u bënë goxha do vite në Kosovën e çliruar dhe punëtorët e arsimit s’kanë ligj për sigurime shëndetësore. Përkundër premtimeve, kushtet e punës nëpër shkolla nuk janë të shekullit 21 sepse qeveria po i sfidon punëtorët e arsimit të punojnë me shkumësa e shpuza karshi kërkesave shumë të mëdha të Kosovës dhe kjo beteja e mësimdhënësve edhe pse ata angazhohen vazhdimisht nuk po i jep rezultatet e pritura dhe një pjesë e opinioneve në vend që të kritikojnë qeverinë pse nuk po furnizon shkollat me mjete të duhura, pse bëri lojëra me tekste shkollore në këtë vit shkollor duke thënë se duhet t’i blini në librari dhe e keqja më e madhe pse e ka krijuar këtë tensionim jo vetëm në qeveri, është  mungesa totale dhe gatishmërisë të qeverisë Kurti për dialog”, ka shtuar ai.

Jasharaj ka thënë se edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, po e ndjek të njëjtën linjë.

E në mungesë të dialogut, Jasharaj ka bërë të ditur se më 1 maj pritet të ketë protestë me numër të kufizuar.

“Dhe kemi ardhur në këtë moment kur në mbledhjen e fundit me kryetarët e niveleve komunale dhe universiteteve u shtuan zërat që në mungesë të dialogut që është faji vetëm i qeverisë dhe i askujt tjetër duhet me hi në diçka tjetër dhe kur nuk ka dialog dihet ka veprime sindikale. Jam i sigurt se kryetarët marrin detyra që të punojnë me anëtarësinë që e bisedojnë dhe jam i sigurt se me 1 maj do të kemi një protestë në numër të kufizuar fillimisht do shkojmë me kryetarët e shoqatave të sindikatave, çerdheve, universiteteve, me kryetarët e nivelit komunal dhe me stafin qendror, si alarm se po fillohet me veprimet sindikale”, ka thënë kryetari i SBASHK-ut.

Megjithatë, Jasharaj ka frikë se as pas protestës, Qeveria nuk do të dialogojë. Por ka paralajmëruar se mund të ketë edhe sindikata të tjera që mund t’i bashkangjiten në protestë.

Gjithashtu lexoni:

Prokurori Kodraliu në gjykimin për sulmin në Ibër-Lepenc: Sulmi ishte i organizuar dhe i planifikuar

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë

Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Kosova News 28/03/2024 28/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Franca dhe Maroku përballen në çerekfinalen e Botërorit 2026
13:52 -09/07/2026
Policia gjen armë e municion në Zubin-Potok
13:37 -09/07/2026
Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!
13:17 -09/07/2026
Thaçi i VV-së: Kurti i gatshëm për takime, opozita të jetë e vetëdijshme sa vota u kanë dhënë qytetarët
12:50 -09/07/2026
Presidentja shkon tek Zyra e Auditimit, jep një mesazh!
12:24 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?