Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një burrë në Drenas, pasi dyshohet për dhunim.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar lidhur me rastin në fjalë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.


