Ka sa kohë që opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, kërkesë së cilës deri më tani, kryeministri i vendit, Albin Kurti nuk iu ishte adresuar.
Lidhur me këtë, Kurti kishte thënë se kjo do të bëhej e mundur nëse do të votohej nga opozita, që njëkohësisht do të kërkonte shumicën e votave në Kuvend.
Rreth këtyre deklaratave të shumta ka pasur reagime të ndryshme, ku shumica ishin në kërkim të zgjedhjeve në vend.
Për këtë ka reaguar edhe nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovi Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri i cili tha se LDK-ja nuk do t’i jep shanca Kurtit të viktimizohet, që do të thotë se nuk do të bëjnë mocion.
Por në rast se “vendi mbetet pa kryeministër”, atëherë LDK-ja është e gatshme për zgjedhje.
“LDK është gati për të gjitha”, theksoi Haziri përmes një postimi.
“Siç ka deklaruar Kryetari i LDK-se mbrëmë, kryeministri Kurti është dorëzuar e po kërkon viktimizimin. LDK nuk bën mocion, por është e gatshme për zgjedhje kur vendi mbetet pa Kryeminister, dhe natyrisht për qeverisje. LDK nuk ia mundëson e as mundëson dëshirën për viktimizim. Veç dorëheqja pas dorëzimit”, ka thënë ai.


