KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pamje të ‘urës së klasit botëror’ në Kroaci e cila do të transformojë udhëtimin në Ballkan
Rajon

Pamje të ‘urës së klasit botëror’ në Kroaci e cila do të transformojë udhëtimin në Ballkan

Kosova News
Kosova News 11:36 -26/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Inxhinieri slloven Marjan Pipenbacher, i cili projektoi urën Peleshacit në Kroaci, ka më shumë se 200 projekte të tilla pas vetes.

Në një intervistë për radion sllovene me rastin e hapjes së saj, ai deklaroi se beson se ky projekt i përket “klasit botëror” dhe se ajo përfaqësonte sfidën e tij më të madhe deri tani, shkruan Index.hr.

“Ura e Peleshacit është ndër pesë urat më të mëdha evropiane nëpër gjiret detare që janë ndërtuar në fillim të shekullit të XXI-të dhe i përket klasit botëror”, citohet të ketë thënë Pipenbacher.

Sipas tij, sfida më e madhe ishte projektimi i themelit, duke qenë se ai është i ekspozuar ndaj erërave dhe që ndodhet në një zonë sizmike.

Siç ka vlerësuar ai, Ura e Peleshacit, e cila lidh jugun e Kroacisë me pjesën tjetër të vendit, është e rëndësishme jo vetëm për Kroacinë, por edhe për hapësirën më të gjerë evropiane.

Punimet e ndërtimit në urë janë kryer nga kompania kineze China Road and Bridge Corporation (CRBC), dhe Pipenbacher gjithashtu thekson faktin se askush nuk ka vdekur gjatë ndërtimit.

“Askush nuk vdiq gjatë ndërtimit të urës, ka pasur vetëm dy aksidente pak më të rënda”.

Ura prej 2.4 kilometrash pritet të shkarkojë në mënyrë dramatike rrugët tokësore përgjatë bregdetit ballkanik.

Sipas mediave kroate, ura, e gjithë struktura e së cilës prej betoni nën dhe mbi ujë së bashku peshon sa 30 kulla Eifel, është projekti më i madh i infrastrukturës kroate i financuar nga fondet e BE-së me një shumë të pakthyeshme prej 357 milionë euro (85 për qind e kostos), dhe u punua për dhjetë vjet.

Ndryshe, siç është bërë e ditur më herët, Ura Peleshac e Kroacisë nga 26 korriku do t’iu mundësojë udhëtarëve të shmangin disa pika të kontrollit kufitar, por jo të gjithë janë të mahnitur me strukturën e saj spektakolare.

Madje, siç është vlerësuar, kjo urë “do të transformojë udhëtimin në Ballkan”.

Gjithashtu lexoni:

Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike

Qytetarët serbë njohin policen që keqtrajtoi studenten në Fakultetin Juridik, shikoni si u prit nga turma para stacionit në Beograd

SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen rreth 4 milionë euro pasuri

Kroacia u rekomandon qytetarëve të saj të mos udhëtojnë në Serbi

Diskriminim ndaj mediave shqipfolëse në Bujanoc, Rexhepi kërkon anulimin e konkursit të bashkëfinancimit

Kosova News 26/07/2022 26/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
51%
1 km/h
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
38 °C
Mon
37 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

LDK-ja dorëzoi lëndën në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në kuvend
14:59 -04/07/2025
Statovci: Me këtë fuqi që ka, NISMA s’mund ta marrë kryetarin e kuvendit
14:30 -04/07/2025
Vetëvrasja e një personi në qendrën e paraburgimit në Suharekë, suspendohen rreshteri dhe dy policë
14:04 -04/07/2025
Murati: Opozita po pengon rritjen e kapaciteteve në KEK
13:59 -04/07/2025
Kurti uron ShBA-në: Qoftë e përhershme aleanca e shteteve tona dhe miqësia e ngushtë e popujve tanë
13:33 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?