KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Duhet ta mbroj Kosovën, ta përfaqësoj atë me mirë se aleatët tanë
Politikë

Kurti: Duhet ta mbroj Kosovën, ta përfaqësoj atë me mirë se aleatët tanë

Kosova News
Kosova News 20:20 -18/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në podcastin “The Rest is Politics” me Rory Stewart dhe Alastair Campbell.

Gjatë bisedës me ta, Kurti është pyetur për raportet me aleatët e Kosovës dhe për çështjen e dinarit e kritikat që ka marrë.

“Para së gjithash unë nuk e kam problem kritikën. Intelektualisht unë jam fëmijë i teorisë kritike nga, le të themi Zhan Zhak Ruso’ja te Shkolla e Frankfurtit. Pra, kritika është e shëndetshme, besoj se nuk ka progres pa kritikë. Mund të mos pajtohemi por BE, SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar janë aleatët tanë, miqtë tanë dhe partnerët tanë, por kjo nuk nënkupton se bashkëpunimi ynë është rrugë njëkahëshe, kështu që duhet ta dëgjojmë njëri tjetrin”, ka thënë Kurti.

“Dhe në këtë kuptim unë mendoj se duhet ta mbroj Kosovën, duhet ta përfaqësoj atë me mirë se aleatët tanë. Nuk do të isha kryeministër, po të mos ishte Kosova Republikë…” ka thënë kryeministri.

Në këtë podcast kryeministri Kurti ka rrëfyer edhe për kohën që ka kaluar në burg pasi ishte arrestuar gjatë kohës së bombardimeve në Kosovë nga policia e Serbisë.

“Në burg ka kohë për lexim. Është vend tamam për të lexuar, pa telefona mobilë, pa pije dhe mendoj se kam pasur dobi prej kësaj. Në të njëjtën kohë, të jesh një person i klasës së mesme, urban… unë aty takoja njerëz  që vinin nga fshatrat dhe kjo ka qenë e pazëvendësishme për aftësinë time për të organizuar njerëz kur kam dalë jashtë . Kur kam dalë nga burgu e krijova organizatën saktësisht sepse dija se si të flas dhe si të lidhem me njerëz nga fshati”, ka deklaruar Kurti.

Ai mes tjerash ka shpjeguar se në burg kishte humbur rreth 30 kilogramë dhe se nga torturat aty e kishte humbur vetëdijen rreth 40 herë dhe se s’e kishte menduar kurrë se do të dilte i gjallë nga aty.

Në këtë intervistë, kryeministri ka folur edhe për Putinin dhe Serbinë.

Ndërkohë, vet Kurti në një postim në platformën X ka thënë se ishte kënaqësi që ishte pjesë e këtij podcasti. “Kam folur për përvojën time si i burgosur politik në Serbi në të 20-at, gjeopolitikën e rajonit dhe vizionin multietnik dhe demokratik të Kosovës, ndër të tjera”, ka shkruar Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Kosova News 18/03/2024 18/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?