Kuvendi i Kosovës ka filluar seancë të jashtëzakonshme, në të cilën po shqyrtohet propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave një burimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Deputetja e LDK-së Hykmete Bajrami, tha se tenderët një burimor janë burim korrupsioni dhe eliminon të tjerët pa konkurrencë. Ajo tha se rezoluta e paraqitur nga LDK mund të plotësohet me pika të tjera nga debati i sotëm i deputetëve.
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, në të cilën do të shqyrtohet propozim-rezoluta për numrin e madh të kontratave një burimore të nënshkruara gjatë mandatit të Qeverisë Kurti.
Ndryshe për këtë seancë, ditë më parë kishte vendosur Kryesia e Kuvendit të Kosovës.
Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Arben Gashi shef i deputetëve të LDK-së kishte bërë të ditur se një seancë e jashtëzakonshme do të mbahet këtë javë pas kërkesës së 39 deputetëve të iniciuar nga deputetja Hykmete Bajrami lidhur me tenderët një burimor. Sipas Gashit, konsiderohen mbi 350 tenderë që janë realizuar me procedurën një burimore.