Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku pritet që kohë pas kohe të ketë edhe reshje lokale shiu, kryesisht në sasi të pakta. Në zonat malore priten reshje bore.
Sipas Meteo Kosova, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 3 deri në 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10 deri në 14 gradë Celsius.
Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h.