Një 16-vjeçar është goditur nga vetura të martën në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, përkatësisht në fshatin Prelez i Jerlive.
Zëdhënësi i Policisë, Kanun Veseli, ka thënë se këmbësori është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj, si pasojë e lëndimeve të marra.
Rasti ka ndodhur rreth orës 12:00.
“Rreth orës 12:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Prishtinë saktësisht në fshatin Prelez i Jerlive të Ferizajt ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku një veturë ka goditur një këmbësor 16-vjeçar, i cili për ndihmë mjekësore është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Ekipe të policisë së komunikacionit rrugor kanë në vendin e ngjarjes, të cilët po e hetojnë rastin”, ka thënë Veseli.


