Policia e Kosovës (PK) njofton se gjatë kontrollimit të një autobusi në pikëkalimin kufitar në Merdar, në valixhen e një udhëtari kanë gjetur një revole me gas dhe 28 fishekë.
Në njofitmin e Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 06:00, teksa policët kufitarë po kryenin kontrollin e autobusit me targa RKS, bashkë me zyrtarët doganorë.
“Lidhur me rastin me autorizim të prokurorit të shtetit është iniciuar rasti “Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, arma dhe municioni i gjetur janë sekuestruar, ndërsa personi i dyshuar lirohet pas intervistimit”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se rasti vazhdon në procedurë të rregullt dhe do të trajtohet më tutje nga njësitë relevante të Policisë së Kosovës.



