Një vetaksident ka ndodhur sot në fshatin Tumoc të Istogut.
“Në orën 10:18 policia është njoftuar për një vetaksident në fshatin Tumoc të Istogut”, ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi ka konfirmuar se i lënduari është nxjerrë nga vetura me ndërhyrjen e zjarrfikësve.
“Një person është lënduar dhe është dërguar në emergjencë në Spitalin Rajonal të Pejës. Për nxjerrjen e të lënduarit kanë intervenuar zjarrfikësit”, tha Gashi.


