Një person ka mbetur i lënduar rëndë pas një vetaksidenti të shkaktuar të shtunën në Prishtinë.
Policia ka njoftuar të dielën se i dyshuari fillimisht e ka shkaktuar një aksident trafiku dhe ka vazhduar rrugën e më pas është vetaksidentuar.
Përveç tij, të lënduara kanë mbetur edhe tri gra.
Sipas raportit policor, i dyshuari është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.


