Një person në Podujevë është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje për sulm seksual.
Viktima e ka raportuar rastin në Polici fillimisht, më pas është dërguar për trajtim mjekësor.
“Është arrestuar i dyshuari kosovar për arsye se e kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.


