KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Atiq rrëfen për atentatin ndaj tij me granatë ushtarake
Siguri

Atiq rrëfen për atentatin ndaj tij me granatë ushtarake

Kosova News
Kosova News 21:39 -08/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka thënë se ka pasur atentat ndaj tij me granatë ushtarake, në qershor të vitit 2023 .

Ai ka rrëfyer se një muaj pasi e mori mandatin, dikush kishte sulmuar me granatë objektin e Komunës.

“Në fund të qershorit më duket, objekti i Komunës u sulmua me granatë ushtarake. Shteti i ka ato mënyrat e veta si operon, ma cakton protokollin e sigurisë, kam protokoll gati si të kryeministrit dhe presidentes, duhet me operu në terren me mbrojtje të afërt edhe kerr të blinduar”, tha Atiq, për Kallxo Përnime”.

Ai ka shtuar se në momentin e sulmit nuk ka qenë prezent në objektin e Komunës.

“Atë natë kam qenë jashtë kur e kam marrë lajmin, kam qenë jashtë Komunës. Edhe për shkak të situatës dhe punës, edhe unë, edhe kryetari Lulzim Hetemi i Komunës së Leposaviqit për shkak të specifikave edhe kemi banu në Komunë, e kemi shfrytëzu si shtëpi edhe kanë mendu që atë natë kam qenë aty”, ka thënë tutje Atiq.

Ai rrëfeu edhe për banesën e tij në pjesën veriore, e cila ishte uzurpuar për shumë vjet.

“Ka qenë e uzurpuar, diku nëse s’gaboj deri para 5 vjetëve me organizatën ‘Habitat’ dhe institucionet e tjera, e kemi liru prej uzurpatorëve, kemi pasë uzurpatorë që janë ndërru konstant si rrjedhojë është e pashfrytëzueshme, sepse duhen investime. Prej atëherë jetojmë me qira në Mitrovicë, Prishtinë, edhe Fushë-Kosovë”, tha tutje Atiq.

Ai ka treguar edhe për ofertat që i kanë pasur si familje për ta shitur banesën apo për ta këmbyer.

“I kemi rezistu ofertave për me shit banesën, se ka pas oferta goxha të mira. Banesa është 60m2, kanë ofruar shumë të ndryshme, 20 mijë, 30 mijë, 50 mijë euro, me bo këmbim me një banesë në Prishtinë, me një tokë me një fushë”, tha kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut.

“Unë jetoj edhe në jug të Mitrovicës, operoj si aktivist, nuk di ndryshe, herë jam te shokët e mi atje herë te familja e herë në Fushë Kosovë”, ka thënë tutje ai.

Atiq ka thënë se shtëpitë e djegura gjatë luftës që janë duke u rindërtuar janë projekt i Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.

Ai ka akuzuar ekzekutivin paraprak të kësaj Komune si dhe ish-nënkryetaren e saj, Adriana Hoxhiq, për bllokim të punëve.

“Menjëherë ka shkuar në vend ku ka qenë duke u ndërtu dhe u ka kërkuar leje, kemi dëshmitarë të panumërt në këtë aspekt, edhe mediat kanë incizime që kanë marrë pjesë në ato fërkime e ballafaqimet me polici. Ndërsa kur kanë shkuar në Komunë personat që kanë kërkuar leje ndërtimore, s’kanë pasur qasje deri te Drejtoria e Urbanizmit ose Kadastrit, për shkak të politikave të segregimit që i ka bërë Lista Serbe, nuk kanë mundur të vijnë as deri te formularët e aplikimit”,  tha Atiq, duke shtuar që prej se ka ardhur ai në krye të Komunës kanë ndryshuar këto gjëra.

“Jemi në procedura të rekrutimit të atyre zyrtarëve që lëshojnë leje. Përafërsisht janë 250 kërkesa për leje ndërtimore të të gjitha natyrave. Deri tash s’kemi lëshuar leje sepse na kanë munguar zyrtarët që e kryejnë këtë punë. I kemi hapur pozitat deri tash janë pranuar 18 zyrtarë edhe janë konkurset e tjera që janë duke u zhvilluar”, tha Atiq.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka folur edhe për pagat fiktive në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

“I kemi ndaluar pagat e vendeve të punës fiktive, d.m.th. personat të cilët kanë marrë pagë nga komuna, kanë figuruar si punëtorë, mirëpo s’kanë ardhur në vendin e punës por kanë nejtë në shpi. Ka pasë zyrtarë në kuadër të Drejtorisë së Arsimit, të Shëndetësisë, në do farë vende të çuditshme dhe ne kemi lypë dëshmi të vijueshmërisë së punës. Në momentin që nuk na kanë ofruar i kemi ndërprerë më shumë se 70 kontrata të vendeve të punës fiktive”, ka thënë Atiq./Kallxo.com/

Gjithashtu lexoni:

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT

Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride

4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera

Pas 27 vitesh, Policia e Kosovës nis të merr përgjegjësinë për sigurinë në urën e Ibrit

Kosova News 08/03/2024 08/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
33%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C
Thu
33 °C
Fri
32 °C

Lajmet e Fundit

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës
15:55 -10/08/2026
Muja: Sipas analizave të AUV Qumshtorja Vita përdori  vajin e palmës të padeklaruar në disa brende të qumshtit UHT
15:31 -10/08/2026
Policia e Kosovës pajis policët e lagjes me 14 automjete të reja hibride
15:22 -10/08/2026
4 të dyshuar për të shtëna në aheng, Policia sekuestron AK-47 dhe dy armë tjera
15:00 -10/08/2026
KFOR-i nis integrimin gradual të Policisë së Kosovës në sigurinë e Manastirit të Deçanit
14:34 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?