Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka mohuar raportimet se Gjykata Speciale ka bastisur shtëpinë e tij.
Në një përgjigje, Kuçi ka thënë se është takuar me zyrtarë të Gjykatës Speciale vetëm për shkak të punës që bën dhe për shkak të angazhimeve që ka atje.
“Nuk ka pasur bastisje ne shtëpinë time. Jam takuar me zyrtarë të Speciales vetëm për shkak të punës që e bëj, për shkak të angazhimit që e kam në një rast atje”, ka deklaruar Kuçi për portalin për Dukagjini.
Më herët pati raportime nga mediat se Specialja ka bastisur shtëpinë e ish-ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Ndërsa, Gjykata Speciale ka kryer bastisje në shtëpinë e njërit prej eprorëve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Sylejman Selimi.
Në një përgjigje kanë thënë se “po kryejnë operacione të vazhdueshme”.


