KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Parlamenti Evropian bën thirrje për qasje të re në dialog dhe Kosovës t’i hiqen masat
Politikë

Parlamenti Evropian bën thirrje për qasje të re në dialog dhe Kosovës t’i hiqen masat

Kosova News
Kosova News 18:42 -29/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Parlamenti Evropian ka bërë thirrje për një qasje të re të Bashkimit Evropian si ndërmjetësuese në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ka tërhequr vërejtjen se dështimi në këtë dialog do të kishte pasoja edhe për besueshmërinë e Bashkimit Evropian, si një faktor kredibil në politikën e jashtme. Kjo thirrje është përfshirë në një rezolutë të gjatë kushtuar funksionalitetit të BE-së në fushën e politikës së jashtme dhe të sigurisë, që është miratuar nga Parlamenti Evropian.

Po ashtu, me këtë rezolutë kërkohet që përgjegjësit për sulmet terroriste në Banjskë në shtator të nxirren para drejtësisë, dhe nëse vërtetohet roli i Serbisë në këtë, të ketë edhe ndëshkime për Qeverinë e Serbisë. Raporti në fjalë shpreh keqardhje edhe një herë për masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës. Fton që ato të tërhiqen sa më parë, ndërkohë që përshëndet edhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe kërkon nga Komisioni Evropian që të përgjigjet ndaj kësaj kërkese.

Po ashtu në këtë raport i bëhet ftesë Kosovës dhe Serbisë që në mënyrë konstruktive dhe në besim të mirë të kyçen në procesin e dialogut në mënyrë që të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese për normalizimin e raporteve, bazuar në njohjen e ndërsjellë.

Raporti flet edhe për shumë gjëra tjera në fushën e politikës së jashtme, ku kërkohet që Bashkimi Evropian të jetë më konkret.

Po ashtu flitet edhe për nevojën e thellimit të bashkëpunimit në mes të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, sikur edhe të BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të çuar përpara interesat dhe vlerat e përbashkëta në fushën globale.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

251-vjetori i ushtrisë amerikane, Haradinaj: Mirënjohje për rolin në çlirimin e Kosovës

Qemajl Aliu përshëndet arrestimet për Masakrën e Reçakut: Drejtësia është obligim institucional dhe moral

Kosova News 29/02/2024 29/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Bie ndjeshëm çmimi i naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran
11:15 -15/06/2026
Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit
10:56 -15/06/2026
Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut
10:39 -15/06/2026
Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri
10:17 -15/06/2026
QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?