KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » IKD kërkon nga MFPT të ndërmerren veprime më të shpejta për zgjidhjen e problemit të pensionistëve
Lajme

IKD kërkon nga MFPT të ndërmerren veprime më të shpejta për zgjidhjen e problemit të pensionistëve

Kosova News
Kosova News 15:14 -29/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) të enjten, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se më 23 shkurt 2024, kjo organizatë i është drejtuar ministrit  të Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati me një kërkesë për kthimin e ligjshmërisë dhe zbatimin e drejtë të ligjit në raport me pensionistët e Kosovës, të cilët janë edhe përfitues sipas Ligjit për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Viktimave civile dhe Familjarëve të tyre, por që sipas IKD-së, deri më tani ky ministër nuk ka ndërmarrë asnjë veprim.

IKD thekson se pensionistëve, të cilëve përkundër punës disavjeçare dhe arritjes së moshës së pensionimit, është duke iu mohuar e drejta në pensionit bazik, si rezultat i keqkuptimit dhe keqinterpretimit të Ligjit nga ana e Departamenteve të Pensioneve të MFPT-së.

“Kjo kërkesë ka ardhur si rezultat i analizës së bërë nga IKD përkitazi me situatën e qytetarëve të vendit, pensionistëve, të cilëve përkundër punës disavjeçare dhe arritjes së moshës së pensionimit, është duke iu mohuar e  drejta në pensionit bazik, si rezultat i keqkuptimit dhe keqinterpretimit të ligjit nga ana e Departamenteve të Pensioneve të MFPT-së. Sipas ligjit dhe vendimeve të gjykatave të rregullta, përfshirë vendimeve të Gjykatës Supreme të Kosovës, vendime këto të formës së prerë, secilit qytetar të Republikës së Kosovës, i njihet e drejta për pension bazik dhe për ata që kanë plotësuar kriteret për përfitimin e të drejtave dhe beneficioneve të përcaktuara me Ligjin për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Viktimave civile dhe Familjarëve të tyre, u takon të jenë përfitues edhe nga ky ligj”, thuhet në komunikatën e IKD-së.

Sipas IKD-së, edhe përkundër këtij fakti, fatkeqësisht, Departamentet e Pensioneve në MFPT po ua mohojnë këtë të drejtë që ligji ua njeh të gjithë qytetarëve dhe që lidhur me këtë çështje është ndërtuar edhe praktika gjyqësore. Kjo po bëhet me arsyetimin se nuk u takon të marrin më shumë sesa një pension.

“Lidhur me këtë situatë, IKD e ka njoftuar Ministrin Murati, se vetëm brenda dy muajve të fundit, IKD përmes Qendrës për Ndihmë Juridike Falas ka pranuar mbi 500 kërkesa nga qytetarët e Republikës së Kosovës, si nga komuniteti shqiptar, ashtu edhe nga komunitetet jo shumicë, prej të cilave deri më tani janë përgatitur rreth 200 padi, të cilat në bazë të praktikës gjyqësore dhe kornizës ligjore, nuk pritet të vendosen ndryshe, përveç se në favor të qytetarëve të vendit, bazuar kështu në legjislacionin pozitiv dhe vendimet e gjykatave të rregullta që e trajtojnë këtë fushë”, thuhet më tej në komunikatë.

IKD po ashtu ka kërkuar që sa më shpejtë të veprohet në drejtim të adresimit të kësaj situate, sepse qasja e MFPT-së përkitazi me këto raste ka krijuar një situatë të pakëndshme, ku me mijëra qytetarë të Kosovës, të moshave që arrijnë edhe 92-vjeçarë, po detyrohen të enden zyrave të Departamenteve të Pensioneve, të vijnë nga rajone të ndryshme, të thella të vendit, duke krijuar shpenzime të panevojshme, vetëm e vetëm për të kërkuar realizmin e një të drejte që u takon.

IKD ka bërë të ditur se ka njoftuar ministrin Murati po ashtu për pasojat e rasteve të iniciuara, ku për çdo padi të fituar në Gjykatë, Ministria përveç se do të jetë e obliguar të kompensojë pensionistët për të drejtat e tyre për periudhën në vijim, do të obligohet të paguajë edhe kompensimin në mënyrë retroaktive, shpenzimet procedurale lidhur me lëndët në fjalë, ku përfshihen avokatët për shërbimet e tyre, përfshirë këtu edhe shpenzimet gjyqësore.

Ndërsa, duhet ditur se për çdo rast do duhet të hapet shqyrtim gjyqësor, të dërgohen ftesat për seanca gjyqësore, gjë që, krahas të tjerave, krijon edhe shpenzime të udhëtimit për pensionistët për të udhëtuar në Prishtinë nga çdo cep i Kosovës vetëm sa për të marrë pjesë në seancat gjyqësore në Departamentin Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Andaj, IKD ka kërkuar nga Ministri Murati që të ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë e tij si Ministër dhe pa vonesë të kthejë dhe zbatojë ligjshmërinë përmes nxjerrjes së një akti juridik, përmes së cilit obligon Departamentet e Pensioneve të bëjnë zbatimin e duhur të ligjeve të Republikës së Kosovës, gjegjësisht të shmangin interpretimin e gabuar që po i bëhet legjislacionit aktual. Kësisoj, të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët e kanë arritur moshën e pensionimit dhe që po ashtu kanë plotësuar kriteret për përfitimin e beneficioneve nga ligji për kategoritë e dala nga lufta, të realizojnë të drejtat e tyre në dy skema pensionale njëkohësisht – atë të moshës, si dhe atë që rrjedh nga Ligji për statusin dhe të drejtat e Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve të UÇK-së, Viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, Viktimave civile dhe Familjarëve të tyre. Nxjerrja e aktit juridik do të kishte ndikim të drejtpërdrejtë në zbatimin e ligjit në mënyrë të drejtë dhe do të ruante dhe respektonte dinjitetin e pensionistëve në Kosovë”, përfundon komunikata e IKD-së.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026

Ministri Konjufca uron Përfaqësuesin e ri të BE-së, shpreh gatishmërinë për bashkëpunim në forcimin e mëtejmë të partneritetit

KPK dorëzon zyrtarisht në Presidencë nominimin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Dirk Schübel pason Aivo Orav si përfaqësues Special i BE-së për Kosovën

Ky është çmimi i naftës për sot

Kosova News 29/02/2024 29/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia gjenocidale e Millosheviqit
23:04 -13/07/2026
Agim Ademi takohet me Arijon Ibrahimovicin
21:26 -13/07/2026
Kurti: Trusti shënon rekord me 312 milionë euro kthim bruto nga investimet në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026
19:49 -13/07/2026
Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve
19:43 -13/07/2026
Trumpi rikthen bllokadën në Hormuz, vendos tarifë prej 20% për mallrat që kalojnë nëpër ngushticë
19:06 -13/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?