KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Hasani takim me homologun ukrainas: Plani me 10 pika i Zelenskyt, mundësia më realiste për arritjen e paqes
Rajon

Hasani takim me homologun ukrainas: Plani me 10 pika i Zelenskyt, mundësia më realiste për arritjen e paqes

Kosova News
Kosova News 09:26 -28/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka mirëpritur në takim homologun e tij ukrainas, Dmytro Kuleba, i cili ndodhet në Tiranë si pjesë e delegacionit që shoqëron Presidentin Zelensky në Samitin Ukrainë-Europa Juglindore që do të mbahet sot në mesditë në “Pallatin e Kongreseve”.

Në një deklaratë për shtyp pas takimit, Hasani ka shprehur mbështjen e Shqipërisë për sovranitetin, lirinë, pavarësinë, tërësinë territoriale të Ukrainës.

“Shqipëria dënon me forcë agresionin rus ndaj Ukrainës. Vijojmë përpjekjet për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për krimet e kryera në Ukrainë”- tha ministri Hasani.

Sipas Shefit të diplomacisë shqiptare, plani me 10 pika i Presidentit Zelensky, është mundësia më realiste për arritjen e paqes në konfliktin me Rusinë.

“Plani me 10 pika i Presidentit Zelenskyy, mundësia më realiste për arritjen e paqes. Bashkë me aleatët, të angazhuar për realizimin e Pikës 5 për “Rivendosjen e tërësisë territoriale dhe sovranitetit të Ukrainës”.

Ukraina, përparësi e punës së Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare. Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, shpresojmë brenda këtij viti”- tha Hasani.

Ministri zbuloi se në fokus të takimi ka qenë ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën e rrënuar nga lufta.

“Diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të mira Shqipëri-Ukrainë. Në fokus të bisedës, ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën. Dakortësi për rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve”- tha ministri, duke ritheksuar mbështetjen e rrugës evropiane të Ukrainës.

“Mbështesim avancimin e Ukrainës në rrugën e saj pro-evropiane. Të gatshëm që të ofrojmë përvojën tonë të deritanishme në këtë proces. Uroj që Samiti i sotëm të ofrojë perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës”- tha Hasani, shkruan tch.

Nga ana tjetër, Kuleba falënderoi Shqipërinë për mbështetjen që ka dhënë ndaj Ukrainës, duke theksuar se dy vendet europiane do bashkërendojnë ngushtë sa i takon rrugëtimit në Bashkimin Europian. Sipas ministrit ukrainas, Rusia duhet të dënohet si përgjegjëse për krimet e luftës në Ukrainë.

“Më kujtohet me mirënjohje të posaçme, mandati i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit në këto dy vite dhe mënyra se si keni marrë pjesë në diskutimet për Ukrainën dhe takimi në Këshillin e Sigurimit ku Rama kryesoi mbledhjen në mënyrë elokuente e efikase në 2023. Sot informova ministrin për situatën në front dhe sulmet me dron e raketa të Rusisë çdo ditë duhet të mbahet përgjegjësie për krimet e luftës, do donim të intensifikonim përpjekjet tona në këtë drejtim. Vlerësojmë që Shqipëria është bashkuar në regjistrin kombëtar të dëmeve të shkaktuara nga Rusia në Ukraine. Ukraina dhe Shqipëria janë dy vende evropiane të bashkuara na vlera të përbashkëta europiane. Ramë dakord që të bashkërendojmë ngushtë sa i takon rrugëtimit tonë europian”, tha Kuleba.

Samiti për Ukrainën, Zelensky “blindon” Tiranën, policia me plan masash
Sot Samiti Evropë Juglindore-Ukrainë, presidentja Osmani përfaqëson Kosovën – Liderët e rajonit që marrin pjesë…

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 28/02/2024 28/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Rrokullisja me traktor ia mori jetën, policia jep detaje mbi aksidentin fatal në Klinë
09:46 -15/07/2026
Çmimi i derivateve të naftës në Kosovë
09:25 -15/07/2026
Rama, Serbisë: Nuk ekziston më diçka që quhet Kosova dhe Metohia, ekziston Republika e Kosovës
09:03 -15/07/2026
Tentoi të vrasë katër persona në Deçan, ngrihet aktakuza ndaj të dyshuarit
08:44 -15/07/2026
Nis sot ndërtimi i Parkut Solar 105 MW në Rahovec
08:41 -15/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?